EKSKLUZIVE/ E zuri korrenti në dush dhe shkoi me urgjencë në spital, flet lojtari serb: Ishte goditje e fortë, por për fat…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2019 | 20:03

EKSKLUZIVE/ E zuri korrenti në dush dhe shkoi me urgjencë në spital, flet lojtari serb: Ishte goditje e fortë, por për fat…

Milan Gjorgjeviç rrëfen tmerrin që përjetoi në Shijak. Ndoshta nuk e kishte menduar kurrë se mund t’i ndodhte diçka e tillë dhe mbi të gjitha në dush, por në fund falënderon Zotin që gjithçka mbeti me kaq dhe tani gëzon shëndet të mirë.

djordevic

 

Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport” ai qartëson se pati ndërhyrje të menjëhershme me oksigjen në autoambulancë, ndërsa kur shkoi në spital, bëri edhe serum. Është mjaftuar me disa minuta nën mbikëqyrjen e mjekëve dhe më pas ka marrë rrugën bashkë me ekipin për në Lezhë.

“U futa në dush për t’u larë dhe më zuri korrenti. Më goditi shumë, në fakt, por erdhi autoambulanca dhe ndërhynë direkt. Më vendosën oksigjen fillimisht sa ishte aty, më pas kur shkuam në spital, bëra edhe serum. Tani jam mirë, u nisa edhe drejt Lezhës. Për fat, mbeti me kaq”, u shpreh mbrojtësi serb i Besëlidhjes.

Preng Gjikola

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"