EKSKLUZIVE/ “E patë se çfarë bënë gjyqtarët?!”, Gjici pas eliminimit: Stafi teknik mban përgjegjësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2020 | 23:45

EKSKLUZIVE/ “E patë se çfarë bënë gjyqtarët?!”, Gjici pas eliminimit: Stafi teknik mban përgjegjësi

Safet Gjici është zhgënjyer shumë pas eliminimit të Kukësit kundër Teutës. Ai ka kritika të forta për gjykimin, por edhe për paraqitjen e skuadrës së tij, pasi, sipas presidentit, një ekip i pjekur dhe cinik nuk mund të eliminohet pasi kalon i pari në avantazh, ndërkohë që ndeshja e parë kishte përfunduar 0-0.
Safet Gjici
“E patë të gjithë se çfarë bënë gjyqtarët. Thonë që goli i parë ishte faull? Po pse more, i dyti si ishte? Shikojeni me kujdes, se është e qartë. Më vjen shumë keq, por e panë njerëzit se ç’ndodhi”, deklaroi Gjici për “Panorama Sport”.

Më pas ai ka folur me tone të ashpra edhe për stafin teknik, duke paralajmëruar edhe masa drastike në të ardhmen. “Jam tej mase i zhgënjyer edhe me skuadrën, por sidomos me stafin teknik. Ne e kishim në dorë ndeshjen dhe kurrsesi nuk mundet që të eliminoheshim në këtë mënyrë. Është e pafalshme që të jesh në avantazh, ta kesh ndeshjen tërësisht nën kontroll dhe pastaj të eliminohesh. Kjo nuk kapërdihet, me thënë drejtën. Ne ishim thuajse të kualifikuar dhe kurrsesi nuk mund të eliminoheshim. Edhe ndërrimet e lojtarëve mendoj se u bënë gabim. Stafi ka përgjegjësi për këtë”, deklaroi presidenti i verilindorëve për gazetën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"