EKSKLUZIVE/ E papritur te Laçi, “zhduket” sulmuesi që u afrua në merkaton e verës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2022 | 14:41

EKSKLUZIVE/ E papritur te Laçi, “zhduket” sulmuesi që u afrua në merkaton e verës

Laçi afroi në merkaton e verës qendërsulmuesin serb, Xhorxhe Ivkoviç, i cili debutoi me fanellën bardhezi në javën e dytë të kampionatit ndaj Partizanit, ndërsa luajti si titullar më pas kundër Egnatias në shtëpi.

Djordje-Ivkovic

Por “Panorama Sport” mëson se prej javësh 26-vjeçari nuk është më pjesë e ekipit kurbinas.

Nga ana e klubit laçian nuk ka pasur ndonjë njoftim për prishje të kontratës me Ivkoviç, por gjasat janë që palët të jenë ndarë para kohe.

Afrimi i tij u mendua se do të zgjidhte problemin e sulmit pas largimit të golashënuesit Saliu Guindo, por rezultoi e kundërta, pasi në katër ndeshje të luajtura deri më tani, nuk la asnjë gjurmë.

Drejtuesit kurbinas presin tashmë shpërthimin e sulmuesit tjetër, Vasil Shkurtaj, i cili ka rifituar formën fizike pas dëmtimeve të shpeshta dhe pritet të jetë titullar në sfidën e radhës.

Laçi luan në transfertë ndaj Bylisit për javën e 13- të, teksa do të ketë një mungesë të sigurt si ajo e Mazrekajt për shkak kartonësh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"