EKSKLUZIVE/ E kërkon klubi ku luan Telushi. Partizani ul pretendimet, nxjerr në shitje sulmuesin për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2021 | 23:26

EKSKLUZIVE/ E kërkon klubi ku luan Telushi. Partizani ul pretendimet, nxjerr në shitje sulmuesin për…

Partizani nuk do të ketë vetëm afrime këtë merkato janari. Brajan Braun është zhdukur prej javësh, Besnik Ferati prishi kontratën dhe Dionis Çikani u largua në formë huazimi te Drenica. Por, tashmë edhe Asani, Solomon e Lukas duken drejt largimit. Për sulmuesin Theofilus Solomon ka interes serioz nga Neftçi Baku, ku aktivizohet ish-mesfushori i të kuqve Bruno Telushi . Është zbuluar dhe shifra që kërkon Partizani për kartonin e nigerianit 24-vjeçar. “Demat” i kanë kërkuar fillimisht 60 mijë dollarë klubit azer, ndërsa ditën e djeshme kanë ulur shifrën në 50 mijë dollarë, çka është dhe shifra e fundit dhe nuk do të pranojnë asnjë cent më pak.
Solomon
Mbetet për t’u parë nëse Neftçi Baku do të barazojë shifrën që kërkon Partizani. Klubi azer ka marrë parasysh dhe pagën prej 9 mijë dollarësh në muaj të Solomon, pasi flitet se ka një akord personal mes sulmuesit dhe drejtuesve të Neftçi. Nëse Neftçi Baku paguan 50 mijë dollarë, Solomon do të largohet. Këtë sezon sulmuesi i ka luajtur të gjitha sfidat si titullar në Superiore për Partizanin, përveç sfidës kundër Laçit, ku mungoi si i pezulluar për shkak kartonësh. Në 12 sfidat e luajtura, Solomon ka shënuar dy gola. Nigeriani nuk është aktivizuar në rolin e tij natyral si qendërsulmues, duke u aktivizuar në të majtë të sulmit. Solomon nuk shënon prej një faze në Superiore, me golin e fundit që e ka shënuar pikërisht në ndeshjen e parë kundër Skënderbeut.

VERONIK ISTEFAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"