EKSKLUZIVE/ E kërkoi Daja te Partizani, ish-futbollisti i Flamurtarit zgjedh t’i bashkohet Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2020 | 19:30

EKSKLUZIVE/ E kërkoi Daja te Partizani, ish-futbollisti i Flamurtarit zgjedh t’i bashkohet Skënderbeut

Arinaldo Rrapaj është afrimi më i ri i Skënderbeut në këtë sesion merkatoje. Rrapaj është bashkuar një ditë më parë me Skënderbeun dhe pikërisht ndaj Llapit është aktivizuar për gati 30 minuta. Bëhet fjalë për një tjetër afrim cilësor për Skënderbeun, pasi Rrapaj ka qenë një pedanë e rëndësishme e Flamurtarit në sezonin e kaluar, ndërkohë që pas tij prej kohësh ishte vënë edhe Partizani i Ilir Dajës.
rrapaj
Por, bllokimi i merkatos të së kuqve për dy sezonet e ardhshme duket se i ka hapur dritën jeshile Skënderbeut që ka përfituar për ta sjellë si bardhekuq vlonjatin. Rrapaj bëhet kështu së bashku me Bicajn dhe Qaqin një nga afrimet më të reja dhe zyrtare të Skënderbeut që presin vetëm zhbllokimin e merkatos për të firmosur kontratën e tyre.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"