EKSKLUZIVE/ “E kapim Vllazninë, ja kujt ia dedikova golin”, Çinari: Nëse nuk e fiton titullin Partizani, uroj ta marrë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 22:03

EKSKLUZIVE/ “E kapim Vllazninë, ja kujt ia dedikova golin”, Çinari: Nëse nuk e fiton titullin Partizani, uroj ta marrë…

Eraldo Çinari mund të konsiderohet si bler ja më e suksesshme e janarit deri më tani e Partizanit. Sulmuesi anësor realizoi golin e parë të sfidës kundër Kukësit, duke i hapur udhë suksesit të skuadrës së tij. Shkodrani foli për “Panorama Sport” pas ndeshjes, duke thënë se po tenton të kapë sa më shpejt formën optimale pas një periudhe të gjatë pushimi, si dhe theksoi se më kryesorja për momentin është vetëm marrja e tri pikëve në çdo ndeshje.

cinari

Sa i takon garës për titullin kampion, Çinari tha se do të luftojnë për ta fituar, por edhe në rast se nuk arrijnë të marrin kreun, le ta fitojë ekipi i tij i zemrës, Vllaznia. Ndërsa në aspektin personal, 24-vjeçari premtoi se po punon shumë që të rikthehet aty ku e la. Në sezonin e shkuar në Superiore ishte ndër më të mirët te Partizani, për të mos thënë më i miri me fanellën e kuqe.

FORMA E MIRË – “Pas një periudhe të gjatë pushimi, po bëj maksimumin për t’u rikthyer aty ku e lashë. Ndeshje pas ndeshjeje do të arrij të kap formën time maksimale dhe e di se kam ende punë për të bërë. Por, e rëndësishme është që morëm tri pikët dhe kjo ishte kryesorja, pasi na ndihmon për vazhdimësinë e kampionatit”.

FESTA E GOLIT – “Golin ua dedikova të gjithë tifozëve të pranishëm në tribunë”.

eraldo cinari

TITULLI – “E kam thënë edhe më parë, që Vllaznia nuk është larg me pikë, sepse gjysma e sezonit ishte luajtur. Edhe kur ishin nëntë pikë, e pata thënë që nuk janë larg, sepse nëntë pikë ishin të rikuperueshme. Dolën fjalët e mia. Po i afrohemi afër kreut, jemi katër pikë larg dhe shpresojmë ta arrijmë edhe Vllazninë. Nëse nuk e fiton kampionatin Partizani, uroj ta fitojë ekipi i zemrës, Vllaznia”.

ECURIA – “Javë pas jave, përgatitemi ndeshje pas ndeshjeje dhe kërkojmë maksimumin. Shohim pikat e forta dhe të dobëta të kundërshtarit dhe mundohemi të bëjmë maksimumin e t’i sulmojmë në pikat e dobëta të tyre. Deri tani po ecën çdo gjë mirë dhe shpresoj të vazhdojmë kështu”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"