EKSKLUZIVE/ E ardhmja e Çinarit, futbollisti shkodran pranë akordit me klubin kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 4, 2023 | 0:02

EKSKLUZIVE/ E ardhmja e Çinarit, futbollisti shkodran pranë akordit me klubin kuqezi

Eraldo Çinari është vendosur në epiqendër të merkatos së klubeve shqiptare, por jo vetëm. “Panorama Sport” mëson se sulmuesi shkodran është larguar nga ekipi i Ligës së Parë turke, Samsunspor, teksa është pranë akordit me Shkëndijën e Tetovës.

erald cinari

Edhe pse për shkodranin ka pasur interes nga Vllaznia dhe Partizani për një rikthim të mundshëm në Kategorinë Superiore, duket se sulmuesi ka zgjedhur një aventurë të re në Maqedoninë e Veriut.

26-vjeçari është një lojtar që mund të përshtatet jo vetëm në krahët e sulmit, por mund të luajë edhe në qendër si pykë e mirëfilltë.

Mësohet se Çinari e ka paditur Samsunsporin në FIFA, pasi pretendon se klubi turk nuk i ka shlyer detyrimet që i takonin për kontratën që ka firmosur.

Ai nuk është federuar këtë sezon nga turqit dhe kësisoj lojtari pretendon se ndërprerja e kontratës është bërë në mënyrë të njëanshme, prandaj dhe tani pret të shpërblehet pas vendimit që do të marrë FIFA.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"