EKSKLUZIVE/ Dyshimet për Bylis-Tirana, drejtori i bardhebluve: Munguam në seancën e Komisionit të Etikës sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2020 | 8:30

EKSKLUZIVE/ Dyshimet për Bylis-Tirana, drejtori i bardhebluve: Munguam në seancën e Komisionit të Etikës sepse…

Tirana nuk është paraqitur dje në seancën e parë të gjykimit nga Komisioni i Etikës. Në përfundim të seancës së djeshme ishte vetë kryetari i Komisionit të Etikës, Fatmir Braka, i cili në komunikimin me mediat deklaroi se bardheblutë nuk janë paraqitur. Ndër të tjera, ai përmendi edhe mënyrën e komunikimit, si dhe njoftoi që kryeqytetasit janë njoftuar dje rishtazi për seancën e radhës, e cila është caktuar që të zhvillohet ditën e martë në orën 14:00.Arbi Laci

Për mospraninë e tyre në këtë seancë ka qenë drejtori i Tiranës, Arbi Laçi, i cili për “Panorama Sport” ka bërë me dije edhe shkakun pse. Ai ka sqaruar se mungesa e bardhebluve në këtë seancë ka qenë për shkak të një keqkuptimi dhe jo për fajin e kryeqytetasve. Laçi deklaron dhe konfirmon praninë e personave të thirrur nga Tirana në seancën e radhës, pasi dje ka marrë njoftimin në rrugë zyrtare nga Komisioni i Etikës.

“Klubi i Futbollit Tirana nuk është njoftuar për mbledhjen e Komisionit të Etikës, i mbajtur ditën e sotme (dje). Shkak i një keqkuptimi dhe jo për fajin tonë. Sot (dje) në orën 15:00, nga Komisioni i Etikës na kanë njoftuar për të qenë të pranishëm ditën e martë pranë ambienteve të Federatës Shqiptare të Futbollit, mbledhje për të cilën konfirmojmë prezencën”, ka deklaruar drejtori i klubit të Tiranës për gazetën. “Panorama Sport” mëson se thirrje nga Komisioni ka presidenti Refik Halili, trajneri Emanuel Egbo, kapiteni Erando Karabeci dhe portieri Ilion Lika.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"