EKSKLUZIVE/ Dyshimet filluan që në pjesën e parë, FSHF u vu në lëvizje pas pushimit. Ja prapaskena për Bylis-Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 23:57

EKSKLUZIVE/ Dyshimet filluan që në pjesën e parë, FSHF u vu në lëvizje pas pushimit. Ja prapaskena për Bylis-Tirana

Përfundimi i ndeshjes Bylis-Tirana u komentua shumë për dyshimet që krijoi rezultati i saj dhe mënyra si u bë përmbysja. “Panorama Sport” ka mësuar edhe prapaskenat se çfarë ka ndodhur në këtë ndeshje. Gazeta ka mësuar se institucioni i futbollit në vend ka marrë sinjalizime nga kompanitë e specializuara të basteve se po ndodhte diçka e çuditshme me koeficientet që paralajmërojnë zhvillime edhe në pjesën e mbetur të takimit.Bylis-Tirana

Nga burime të sigurta mësohet se mbërritja e një njoftimi në rrugë elektronike në institucionin e futbollit në vend ka vënë në lëvizje institucionin e futbollit në vend.

Drejtues dhe zyrtarë të këtij institucioni janë vënë në lëvizje dhe kanë kërkuar lidhjet më të shkurtra të mundshme për të sinjalizuar Tiranën se çfarë mund të ndodhte në pjesën e dytë. Është bërë shpesh e vështirë komunikimi, por mësohet se FSHF ka pritur një tjetër reagim qoftë nga drejtuesit bardheblu ashtu edhe nga skuadra kryeqytetase.Ndeshja Bylis-Tirana

Duke mos ndodhur kjo gjë, federata nuk ka mbetur shumë e kënaqur që nuk u bë asgjë për të ndryshuar situatën. Institucioni i futbollit, edhe me anë të njoftimit zyrtar, ka bërë me dije se do të vijojë që të kërkojë informacione në rrugë zyrtare me kompanitë që hetojnë pikërisht nëse në ndeshjet e futbollit ka pasur prapavijë të basteve dhe trukimeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"