EKSKLUZIVE/ Dy talentet e Skënderbeut në provë te klubi ku u bë i famshëm Besart Berisha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2022 | 20:59

EKSKLUZIVE/ Dy talentet e Skënderbeut në provë te klubi ku u bë i famshëm Besart Berisha

Akademia e Skënderbeut është duke dhënë fryte të kënaqshme vitet e fundit! Nga Jorgo Pëllumbi, te Uerdi Mara, Kristi Kote, Dean Liço, Rei Pecani, Skerdi Xhixho, etj. Të shumtë kanë qenë talentet korçarë në sezonet e fundit, që kanë hedhur hapa të rëndësishëm në karrierën e tyre, duke justifikuar plotësisht punën e mirë që po bëhet në akademinë korçare.

Skenderbeu u19

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se 2 talente të tjerë janë gati për shpërthimin e bujshëm. Bëhet fjalë për Kristi Këndezin dhe Erest Lamellari.

KENDEZI LAMELLARI

Të dy këta futbollistë, që prej ditës së djeshme kanë udhëtuar drejt Danimarkës, teksa janë në provë te klubi i Horsens, ku në të kaluarën hodhi hapat e rëndësishme në karrierë ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë dhe Kosovës, Besart Berisha, i cili me skuadrën e Horsens pati shpërthimin e parë, duke realizuar 11 gola në 32 ndeshje.

Besart Berisha

Gazeta mëson, se disa muaj më parë, në qytetin e Korçës, ishin prezentë disa skaut të klubit danez, të cilët në bashkëpunim me menaxherët Ardian Osmani dhe Erjon Islami, kanë evidentuar Këndezin dhe Lamellarin si dy talente me të ardhme të ndritur, teksa kanë ndjekur nga afër disa ndeshje të tyre me moshat. Kësisoj ata i janë bashkuar klubit që militon në elitën e futbollit të Danimarkës, për një provë disa ditore, teksa do të jenë drejtuesit ata që do të marrin vendimin përfundimtar.

Kristi Kendezi

Gjasat janë të mëdha që në qoftë se futbollistët korçarë arrijnë të bindin, fillimisht të bashkohen me ekipet e moshave të Horsens.

Lamellari U-19

Si Këndezi ashtu dhe Lamellari të dy futbollistë të datëlindjes 2004, së fundmi kanë qenë pjesë e Skënderbeut U-19, ku kanë spikatur me talentin e tyre.

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"