EKSKLUZIVE/ Duro: Kur më dënojnë rrogëtarët, nuk ka rëndësi. Më përkrah i gjithë opinioni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2018 | 12:43

EKSKLUZIVE/ Duro: Kur më dënojnë rrogëtarët, nuk ka rëndësi. Më përkrah i gjithë opinioni

N ë një kohë që Sho qata e Arbitrave ka reaguar kundër trajnerit Shpëtim Duro, figura të njohura të futbollit i kanë dalë në mbrojtje. Në një prononcim të dhënë dje për “Panorama Sport”, trajneri Duro thotë se në karrierën 20- vjeçare nuk ka marrë asnjë dënim. Duro thekson se rëndësi ka kur të mbështesin figurat e shquara dhe jo rrogëtarët.

shpetim-duro-470x313

“Normalisht unë jam një trajner që në karrierën time 20- vjeçare nuk kam marrë asnjë dënim. Për mua ka shumë rëndësi kur të mbështesin figura të shuara të futbollit dhe sportit, si dhe opinioni i gjerë. Kjo është më e rëndësishmja. Kur të dënojnë rrogëtarët, nuk ka fare rëndësi. Jam shumë i kënaqur që më mbështet opinioni i gjerë. Kaq mund të komentoj për këtë pjesë dhe asgjë më shumë”, tha fillimisht trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”.

KUPA NDAJ PARTIZANIT

Trajneri Shpëtim Duro është i sinqertë teksa shprehet se kualifikimi për në raundin gjysmëfinal të Kupës ende nuk është mbyllur. Por, rezultati i ndeshjes së parë u jep të drejtë vlonjatëve që të shpresojnë. Duro thotë se ekipi po përgatitet që të japë maksimumin në këtë takim dhe pranon se rezultati i ndeshjes së parë është në favorin e ekipit të tij.

duro

“Ndeshja e kthimit të Kupës së Shqipërisë me Partizanin është një takim specifik. Ne kemi marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë, por për asnjë nga skuadrat nuk është mbyllur asgjë. Kështu që na duhet të bëjmë maksimumin duke qenë së në favor kemi rezultatin e parë, i cili ka qenë pozitiv për ne, pasi fituam 1-0. Po përgatitemi seriozisht për këtë takim, për të dhënë më të mirën dhe për të marrë kualifikimin. Situata në ekip është e mirë, ndaj besojmë”, u shpreh trajneri i vlonjatëve.

BLERJET E JANARIT

Shpëtim Duro ndalet edhe te blerjet e reja. Trajneri i Flamurtarit thekson se nuk është i zhgënjyer, por çdo gjë do kohën e vet. Duro shprehet se pret më shumë nga Nedljekoviç. “Nuk jam i zhgënjyer nga blerjet e reja. Natyrisht, çdo gjë ka kohën e vet. Zuka ka qenë stabël në formacion. Nga Muarem, si ndeshje e parë, jam i kënaqur. Tunkara ka pak kohë që ka ardhur dhe besoj se do të bëjë mirë. Nedljekoviç për mua është brenda pritshmërive, natyrisht që unë pres më shumë prej tij”, përfundon Duro.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"