EKSKLUZIVE/ Dueli Partizani-Teuta, mësoni cili do të vendosë drejtësi në Elbasan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2021 | 14:34

EKSKLUZIVE/ Dueli Partizani-Teuta, mësoni cili do të vendosë drejtësi në Elbasan

Sfida, Partizani-Teuta do të jetë ndeshja e parë hapëse e javës së 10 dhe e fazës së dytë në Kategorinë Superiore.

PARTIZANI TEUTA

Të dyja skuadrat janë në kërkim të fitores teksa synojnë të dalin nga ky moment negativ të rezultateve negative.

“Panorama Sport” ka mësuar ekskluzivisht arbitrat që do të vendosin drejtësi për ndeshjen që do të zhvillohet sot në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 16:45.

Arbitër kryesor do të jetë Kreshnik Bajramaj, i ndihmuar nga asistentët, Nertil Bregasi dhe Egin Doda.

Arbitër i katërt do të jetë një femër, Emanuela Rusta. Në VAR pritet të jetë Kreshnik Cjapi dhe në AVAR, Ani Koçiaj.

ARBITRAT E SFIDËS SË SOTME, PARTIZANI-TEUTA –

Arbitër kryesor – Kreshnik Bajramaj (Tiranë)

Asistent i parë – Nertil Bregasi (Tiranë)

Asistent i dytë – Egin Doda (Tiranë)

Arbitër i katërt – Emanuela Rusta (Elbasan)

VAR – Kreshnik Cjapi (Fier)

AVAR – Ani Koçiaj (Tiranë)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"