EKSKLUZIVE/ Dueli Kukësi-Laçi, zbulohen arbitrat që do të vendosin drejtësi sot në sfidën e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2021 | 11:50

EKSKLUZIVE/ Dueli Kukësi-Laçi, zbulohen arbitrat që do të vendosin drejtësi sot në sfidën e Superiores

Sot, Kategoria Superiore ul siparin e javës së 12-të me sfidën Kukësi-Laçi, e cila do të zhvillohet në stadiumin “AIR Albania” në orën 13:45.

Laci-Kukesi 3

“Panorama Sport” ka zbuluar ekskluzivisht arbitrat që do të vendosin drejtësi për këtë ndeshje.

Arbitër kryesor i këtij takimi do të jetë Kridens Meta, i mbështetur nga asistentët Nertil Bregasi dhe Rejdi Zaimi. Arbitër i katërt pritet të jetë Blerim Ziri.

Në VAR do të jetë Andi Koçi, ndërsa në AVAR, Denis Rexha.

ARBITRAT E NDESHJES SË SOTME –

KUKËSI – LAÇI

Arbitër kryesor – Kridens Meta (Tiranë)

Asistent i parë – Nertil Bregasi (Tiranë)

Asistent i dytë – Rejdi Zaimi (Tiranë)

Arbitër i katërt – Blerim Ziri (Fushë-Krujë)

VAR – Andi Koçi (Durrës)

AVAR – Denis Rexha (Tiranë)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"