EKSKLUZIVE/ Duele në Ballsh, Laç dhe Elbasan! Arbitra të FIFA-s, zbulohen cilët do të drejtojnë sot sfidat e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2022 | 11:04

EKSKLUZIVE/ Duele në Ballsh, Laç dhe Elbasan! Arbitra të FIFA-s, zbulohen cilët do të drejtojnë sot sfidat e Superiores

Kategoria Superiore do të luajë tre sfida të tjera interesante të javës së 8-të.

superiore

Në orën 15:00 do të luhen dy takime, Bylis-Tirana në stadiumin “Adush Muça” dhe Laçi-Vllaznia në stadiumin e qytetit të Laçit, ndërsa në orën 17:45, në stadiumin “Elbasan Arena” do të zhvillohet dueli Partizani-Kastrioti.

“Panorama Sport” ka zbuluar ekskluzivisht arbitrat e ndeshjeve të ditës së sotme.

Në ndeshjen Bylis-Tirana, arbitër kryesor do të jetë Klodjan Prenga, i mbështetur nga asistentët Ridiger Çokaj dhe Elvis Gjoka.

Arbitër i katërt pritet të jetë Erjon Bastari.

Në VAR do të jetë Kreshnik Bajramaj, ndërsa në AVAR, Albert Doda.

Në duelin Laçi-Vllaznia, kryesor do të jetë arbitri me stemën e FIFA-s, Juxhin Xhaja, i mbështetur nga asistentët Denis Rexha dhe Arbër Zalla.

Arbitër i katërt pritet të jetë Daniel Vrapi.

Në VAR do të jetë Klodian Shahini, ndërsa në AVAR, Nertil Bregasi.

Në takimin Partizani-Kastrioti, kryesor do të jetë arbitri me stemën e FIFA-s, Eldorjan Hamiti, i mbështetur nga asistentët, Ilir Tartaraj dhe Orgest Grabova.

Arbitër i katërt pritet të jetë Blerim Ziri.

Në VAR do të jetë Andi Koçi, ndërsa në AVAR, Emanuela Rusta.

ARBITRAT E NDESHJEVE TË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE –

BYLIS – TIRANA:

Arbitër kryesor – Klodjan Prenga (Laç)

Asistent i parë – Ridiger Çokaj (Lezhë)

Asistent i dytë – Elvis Gjoka (Lezhë)

Arbitër i katërt – Erjon Bastari (Tiranë)

VAR – Kreshnik Bajramaj (Tiranë)

AVAR – Albert Doda (Tiranë)

LAÇI – VLLAZNIA:

Arbitër kryesor – Juxhin Xhaja (Tiranë)

Asistent i parë – Denis Rexha (Tiranë)

Asistent i dytë – Arbër Zalla (Tiranë)

Arbitër i katërt – Daniel Vrapi (Tiranë)

VAR – Klodian Shahini (Durrës)

AVAR – Nertil Bregasi (Tiranë)

PARTIZANI – KASTRIOTI:

Arbitër kryesor – Eldorjan Hamiti (Lezhë)

Asistent i parë – Ilir Tartaraj (Fier)

Asistent i dytë – Orgest Grabova (Fier)

Arbitër i katërt – Blerim Ziri (Fushë-Krujë)

VAR – Andi Koçi (Durrës)

AVAR – Emanuela Rusta (Elbasan)

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"