EKSKLUZIVE/ Duan një sulmues që garanton gola, Kukësi pret një lojtar nga Kroacia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2022 | 11:21

EKSKLUZIVE/ Duan një sulmues që garanton gola, Kukësi pret një lojtar nga Kroacia

Sezonin e fundit, një nga problemet që hasi Kukësi ishte gjetja një sulmuesi që t’i garantonte periodikisht golat.

kUKESI

Vjet, golashënuesi më i mirë i ekipit doli Edi Basha me vetëm 10 gola të realizuar.

Për këtë arsye, në klub po kërkojnë me ngulm një lojtar me potencial në këtë repart dhe sipas burimeve të gazetës, ai do të vijë nga Kroacia.

Burimet janë të rezervuara për të treguar emrin, por mësohet se praktikisht është arritur marrëveshja për një lojtar kroat dhe zyrtarizimi i tij është çështje ditësh.

Klubi ka një marrëdhënie të mirë me kroatët, siç është rasti i drejtorit aktual, Pero Pejiç, i cili ka dalë golashënues në të kaluarën me fanellën e verilindorëve.

Megjithatë, në tavolinë janë edhe shumë pista të tjera, si nga kampionati ynë, por edhe ai i huaj, por për aq kohë sa Kukësi nuk është pjesë e Europës, edhe afrimet po merren me shumë qetësi.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"