EKSKLUZIVE/ “Dua të rinovoj kontratën”, Torasa “SMS” Tiranës: Nëse nuk arrij marrëveshjen, në fund do t’u them të gjithëve… (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2020 | 22:45

EKSKLUZIVE/ “Dua të rinovoj kontratën”, Torasa “SMS” Tiranës: Nëse nuk arrij marrëveshjen, në fund do t’u them të gjithëve… (E PLOTË)

Agustin Torasa kërkon të qëndrojë te Tirana, por thotë se gjithçka është në dorë të klubit. Pas ndeshjes së fituar me Vllazninë dhe triumfit të Laçit ndaj Kukësit, bardheblutë janë shumë pranë titullit. E pranon edhe vetë Torasa. Në një intervistë për “Panorama Sport”,argjentinasi shpreson që titulli të vijë sa më shpejt, ndërsa zbulon se gjithçka ndryshoi falë asaj që dhanë ai dhe shokët e tij në fushën e lojës. Dy fjalë edhe për karrierën dhe veten…
torasa
Titulli është çështje e përfunduar?
Çdo javë që kalon, çdo ndeshje që luajmë na bën të jemi më pranë titullit, që ishte objektivi ynë. Këtë qëllim i kishim vënë vetes në fillim të sezonit. Mendoj se deri tani nuk kemi fituar asgjë, por kemi besim te vetja jonë, që do t’ia dalim. Tani gjithçka është në dorën e Tiranës. Vendoset nga ne dhe jo një skuadër tjetër. Situatë që na qetëson plotësisht.

Keni luajtur me Partizanin dhe Flamurtarin, por nuk keni fituar titullin. Tani jeni te Tirana dhe shumë pranë titullit…
Ndihem shumë mirë. Për këtë erdha te Tirana. Në një moment të caktuar e pamë këtë mundësi shumë larg. Ishte koha e Memës dhe Ahmatajt kur ndoshta humbëm shumë pikë, por tani jemi shumë afër. Kjo nuk do të thotë që të ulim kokën dhe të relaksohemi, sepse nuk kemi fituar asnjë, ndonëse jemi shumë pranë.

 

Keni pasur shumë trajnerë në karrierën tuaj në Shqipëri. Çfarë ka ndryshe Egboja që ju ndryshoi?

Ky është futbolli. Në këtë sport pranohet çdo gjë. Më ka ndodhur një gjë e tillë edhe me Urakanin, skuadrën e fundit që kam luajtur në Argjentinë. Egboja ka shumë vite këtu. I njeh të gjithë. Por jo vetëm klubin, por edhe ambientin e çdo lojtar. Çelësi i tij është që ai i dha hapësirën e nevojshme çdonjërit në fushë. Më pas, ne përballë të tjerëve, ndeshje pas ndeshjeje bëmë gjëra të mëdha. Përmbysëm çdo parashikim ndeshje pas ndeshjeje. Rigjetëm edhe besimin në veten tonë. Kjo është kryesore për suksesin dhe një lojtar duhet të japë në fushën e lojës.

Keni gjetur ndonjë verë të mirë për të festuar titullin kampion që do ta fitoni pas disa ditësh?

Po, po, sigurisht. Po kërkoj lart e poshtë. Kam gjetur edhe një restorant argjentinas dhe sa të shpallem kampion, do të shkoj atje dhe të festoj.agustin-torasa1-232141a5fe5aecae54802f62990882d0_1920x1080

Si do të shkojë karriera juaj? Do të jeni 32 vjeç, por do të qëndroni te Tirana apo do të shihni diçka tjetër?

Është e vërtetë që mbush 32 vjeç. Për karrierën time jam shumë i kënaqur. Kam bërë gjëra të mëdha në fushën e lojës. Kam luajtur në Kupën Libertadores, në dy finale të Kupës AmerikanoJugore. Kam luajtur në kampionatin argjentinas në Superiore, ku është shumë e vështirë për të qenë titullar. Më pas në Shqipëri erdha për titullin. Do të jetë diçka shumë e veçantë. Këtu nuk bëhet fjalë për paratë, por titulli të mbetet gjithmonë në CV. Gjithçka është e veçantë. Për vitin tjetër nuk mund të them dot asgjë. Akoma nuk kam folur me klubin. Do të shohim nëse do të arrijmë një marrëveshje apo jo. Nëse nuk arrij marrëveshjen do t’u them faleminderit të gjithëve për respektin që kanë treguar ndaj meje.

Dëshira juaj është që të qëndroni këtu?

Duhet të arrijmë marrëveshjen. Unë jam i lumtur këtu dhe dua të qëndroj. Është edhe klubi që duhet të jetë i kënaqur për të më mbajtur.

OLSI AVDIAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"