EKSKLUZIVE/ Drejtuesit e rinj bëjnë lëvizjen e parë, Dinamo afron sulmuesin me një të kaluar te të rinjtë e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2019 | 22:30

EKSKLUZIVE/ Drejtuesit e rinj bëjnë lëvizjen e parë, Dinamo afron sulmuesin me një të kaluar te të rinjtë e Interit

Përforcimet janë të do mosdoshme për Dinamon, që po lëngon në vend të fundit të Grupit A, me vetëm 2 pikë. Drejtuesit e rinj të klubit kryeqytetas kanë nisur punën në këtë drejtim prej kohësh dhe tashmë kanë sjellë në ekip përforcimin e parë.

Dinamo

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për sulmuesin Lamine N’Diaje Masuba, i cili ka qenë pjesë e sistemit zinxhir të disa ekipeve të njohura në Itali, siç janë Bresha, Lacio dhe Interi.

Së fundmi ka luajtur në Spanjë me Marbelën dhe që nga vera e kaluar është lojtar i lirë. N’Diaje luan në rolin e sulmuesit të majtë dhe Dinamo mund ta federojë, pasi ka lënë dy vende bosh në listë. Sulmuesi 21-vjeçar luajti në një ndeshje kontrolli që Dinamo zhvilloi të shtunën dhe la përshtypje të mira, por trajneri Fabricio Kamarata do të shohë më mirë gjatë stërvitjes. Kuptohet që ka nevojë për pak kohë, pasi nuk ka qenë në aktivitet kohët e fundit.

NDiaye-Lamine-1

N’Diaje, i cili ka nënshtetësi italiane dhe senegaleze, nuk ka firmosur ende, por kjo gjë pritet të ndodhë shpejt, pasi drejtuesit kanë bindjen se është një lojtar që mund të bëjë diferencën. Blutë kanë vuajtur shumë në sulm gjatë fazës së parë të kampionatit dhe lëvizjet e para të drejtuesve janë për të përforcuar pikërisht këtë repart.

NDIAE

Me siguri në merkaton e janarit do të ketë prurje cilësore, që do t’i shërbejnë ekipit kryeqytetas për të mbijetuar në Kategorinë e Parë.

Gazeta mëson se në mesjavë pritet që në Tiranë të mbërrijë edhe administratori i ri i klubit blu, Marko Pontreli, dhe nuk përjashtohet mundësia që bashkë me të vijë edhe ndonjë përforcim i dytë. Revolucioni i madh pritet të bëhet në merkaton e dimrit.

FATJON RUPI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"