EKSKLUZIVE/ Dramë pas ndeshjes Erzeni-Besëlidhja, lojtarin serb e zë korrenti në dush dhe shkon me urgjencë në spital

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2019 | 21:05

EKSKLUZIVE/ Dramë pas ndeshjes Erzeni-Besëlidhja, lojtarin serb e zë korrenti në dush dhe shkon me urgjencë në spital

Erzeni thyen Besëlidhjen dhe i afro het me një pikë në renditje. Ka qenë një humbje dramatike për lezhjanët dhe jo vetëm prej golit që pësoi në minutën e fundit. Postndeshja është shoqëruar me panik në radhët e miqve, pasi mbrojtësin Milan Gjorgjeviç e zuri korrenti në dush. Teksa ishte futur për t’u larë, serbi kishte rënë në kontakt me rrymën elektrike. Kur i gjithë “Tofik Jashari” ishte boshatisur, befas shfaqet një autoambulancë.

djordevic

 

 

Ajo futet brenda stadiumit, ndërkohë që nuk dihej çfarë kishte ndodhur. Pas interesimit pranë drejtorit sportiv Altin Keçi, u mësua gjithçka. Ndërhyrja në kohë e mjekëve dhe më pas dërgimi në spital sollën stabilizimin e 33-vjeçarit.

NDESHJA

Loja filloi e qetë dhe me ekipet që mundohen të fitojnë terren. Në 20 minutat e para Erzeni u shfaq më këmbëngulës, por aspak i rrezikshëm për portën e Besëlidhjes. E vetmja mundësi ishte ajo goditje dënimi nga 25 metra e R.Troplinit, që përfundoi vetëm jashtë. Shtatë minuta më vonë tenton edhe Xhixhiua, por pa gjetur kuadratin. Në këtë moment “zgjohen” miqtë, të cilët organizohen më mirë dhe sulmojnë me Hajdarin dhe Rustemin. Por asnjëri nuk e gjeti golin dhe për pasojë kjo pjesë u mbyll me rrjeta të paprekura.

ddd

E dyta e shfaq Besëlidhjen më agresive. Ishte e 47-ta kur Gjorgjeviç shfaqet i vetëm përballë portierit, por ndërhyrja e Vatës është shpëtimtare. Shijakasit mobilizohen dhe radhazi në të 48-ën dhe të 50-ën provojnë me Xhixhiuan dhe R. Troplinin, po pa rezultat. Ka dy mundësi edhe Rezi, por më kot. Hoxha mund t’i ndryshonte shifrat për miqtë, por Vata është i pakalueshëm. Kur ndeshja po shkonte drejt fundit dhe u krijua përshtypja se gjithçka do të mbyllej në barazim, mendoi afrikani Mustafa Xhixhiua që t’i çonte peshë të pranishmit. Në të 90-ën minutë ai shfrytëzoi më së miri atë asist të Rezit, manovroi bukur me topin dhe përballë Rexhepit doli fitimtar. U dhanë 4 minuta shtesë, por pavarësisht përpjekjeve të Besëlidhjes, shifrat mbeten të pandryshuara. Erzeni mbetet në vend të 4-t, por me një pikë më pak se lezhjanët.

ffff

FIQIRI SHEHU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"