EKSKLUZIVE/ Dolën kampionë me “demat”, mesfushori që e mbylli me Partizanin drejt bashkimit me Gegën te Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2022 | 14:49

EKSKLUZIVE/ Dolën kampionë me “demat”, mesfushori që e mbylli me Partizanin drejt bashkimit me Gegën te Kukësi

Te Kukësi nuk kanë nisur ende të bëjnë afrimet e para, pavarësisht se bisedimet nuk mungojnë, ndoshta duhet pritur disa kohë para se të zyrtarizohen.

kristi kote

Megjithatë, burime të besueshme të “Panorama Sport” pohojnë se një dëshirë e teknikut Skënder Gega është Kristi Kote, lojtar që e ka pasur më herët në radhët e Partizanit dhe ia njeh mirë cilësitë.

Mesfushorit i ka përfunduar kontrata me të kuqtë dhe është aktualisht një futbollist i lirë në treg.

Edhe pse për momentin nuk ka ndonjë gjë konkrete, burimet pohojnë se Kote është një alternativë e mirë për te Kukësi i trajnerit Gega, i cili i ka besuar në moshë shumë të re mesfushorit në kohën kur drejtonte Partizanin dhe u shpallën kampionë.

Madje, ishte Gega ai që tërhoqi Koten nga Partizani B në radhët e skuadrës së parë.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim, por në Kukës shpresojnë që sa më parë të mbyllin edhe zyrtarizimet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"