EKSKLUZIVE/ Dokumenti, si u arrestua më 1942 Selman Stërmasi. Raporti i Kuesturës për lëvizjen guerrile

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2019 | 22:04

EKSKLUZIVE/ Dokumenti, si u arrestua më 1942 Selman Stërmasi. Raporti i Kuesturës për lëvizjen guerrile

Selman Stërmasi ësh të një nga ikonat e futbollit shqiptar, kryesisht e klubit të Tiranës. Ai lindi më 9 maj 1908 në një familje tradicionale dhe patriotike shqiptare dhe i rrethuar me ndjenjat patriotike dhe dashurinë për sportin. 

Selmani-vizatim

Përveç aktiviteteve sportive, ku ishte futbollist, trajner dhe president i “Sport-Klub Tirana”, ai ka qenë i angazhuar edhe në lëvizjet revolucionare kundër pushtimit fashist në Shqipëri. “Panorama Sport” ka siguruar një kopje të një dokumenti nga arkivat shtetërorë, që mban datën 29 shtator 1942, ku Kuestura e Tiranës informon për arrestimin e Selman Stërmasit dhe disa personave të tjerë të përfshirë në aktet guerrilse dhe revolucionare në kryeqytet.

Ai akuzohet si pjesë e grupit të Xhorxhi Martinit, i cili u vra më 7 tetor 1942 te Kodra e Kuqe, së bashku me Vojo Kushin e Sadik Stavalecin. Ndërsa një nga pjesëtarët e grupit të arrestuar me Selman Stërmasin, Shyqyri Ishmi, më 22 tetor 1942 u var në litar nga fashistët te Pazari i Madh në kryeqytet. Sipas këtij dokumenti, del qartë që Selman Stërmasi jo vetëm që ka qenë një ikonë e sportit të Tiranës, por edhe veprimtar kundër pushtimit fashist. Ja dokumenti që vërteton arrestimin e Selman Stërmasit si guerrils dhe veprimtar në lëvizjen antifashiste në Shqipëri:

Faksimile-e-dokumentit-të-Kuesturës-së-Tiranës-e-datës-29

“Kopje e Raportit të Kuesturës së Tiranës mbi denoncimin para Gjyqit Ushtarak të Xhorxhi Martinit, Shyqiri Ishmit e të tjerëve. Kuestura e Tiranës / Tiranë, më 29 shtator 1942 Lënda: Organizatë terroriste e Partisë Komuniste. Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Tiranë. Për dijeni u dërgojmë kopjen e raportit nr. 15364/6 div.2 të datës së sotme, me të cilën i denoncohen autoriteteve kompetente Ushtarake, për pjesëmarrje n’organizatën Komunisteterroriste të gjithë dhe për përgjegjësitë e veçanta specifike, në lidhje me tentativën e djegies së Liceut, gjimnazit italian, në konflikt me agjentët e forcave Publike në shtëpinë e Skënder Xhelal Rusi, në konflikt me agjentët në shtëpinë e Jusuf Rada dhe në rrëmbimin e vajzës së N/ Komisarit të Policisë, individët e mëposhtëm: Shyqyqri Ishmi, Jusuf Rada, Fadil Rada, Shim Kolli, Xhelal Rusi, Skënder Rusi, Selman Stërmasi. Në gjendje arresti dhe në gjendje arratie Stavro Vellaroviç, Xhorxhi Martini, Xhevat Prishtina, i thirrur ‘Qoftexhiu’, Jusuf Keçi. Kuestori: P.Papalilo Origjinali ndodhet në fashikullin, kat.02931″

ILIR CARA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"