EKSKLUZIVE/ Disiplina dënoi djalin e presidentit të Laçit, zbulohet çfarë ndodhi në tunel ndaj Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2020 | 13:10

EKSKLUZIVE/ Disiplina dënoi djalin e presidentit të Laçit, zbulohet çfarë ndodhi në tunel ndaj Bylisit

Dënohet Kleo Laska. Djali i presidentit të Laçit është pezulluar me 12 muaj nga Komisioni i Disiplinës. Shkak është bërë situata e tensionuar në fundin e ndeshjes me Bylisin, për llogari të Kupës së Shqipërisë. Të mërkurën e kaluar dhe pas përfundimit të takimit që solli edhe eliminimin e kurbinasit, ai ka tentuar të sulmojë kryesorin Eldorian Hamiti në tunel.

kleo

Jo vetëm kaq, pasi Kleo Laska ka ofenduar disa herë pas akordimit të 11-metershit në favor të Bylisit edhe anësorin Ridigert Çokaj. Në kësi kushtesh, zv.presidenti i bardhezinjve për një vit të tërë e ka ndaluar që të qëndrojë në dhomat e zhveshjes, në stol dhe përreth fushës. Në pikën e parë të vendimeve të Komisionit të Disiplinës, për këtë rast, shkruhej: “Zyrtari i KF Laçi, Kleo Laska, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a) të KDS, dënohet me 12 muaj pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe ambientin përreth fushës”.

bylis laci

SITUATA 

Laçi po vijon përgatitjet intensive për javën e 23-të. Pasi “lanë” duart me Kupën e Shqipërisë, e gjithë vëmendja është e përqendruar te kampionati. Kjo është e vetmja rrugë për të siguruar një vend në Europë, ndaj bardhezinjtë do të kërkojnë kthesën e madhe duket filluar nga Flamurtari. Edhe pse do të përballen me vendin e fundit të renditjes dhe në letër duket e lehtë, kurbinasit mendojnë ndryshe. Fakti që do të luajnë në Vlorë dhe ndaj një ekipi që sapo ka marrë fitoren e parë pas 9 muajsh, ka bërë që ta marrin seriozisht si kundërshtar. Jashtë fushe nuk u ka ecur fort mirë këtë sezon, pasi zyrtarisht në 11 takime kanë mbledhur vetëm 10 pikë, pas dy fitoresh dhe katër barazimesh. Transfertat janë delikate edhe në prapavijë, pasi kanë pësuar plot 14 gola deri më tani nga 21 që kanë marrë në total në 22 javë. Armando Cungu po i bën llogaritë me një grup të plotë, pasi Ardi Deliu ka ezauruar pezullimin prej kartonëve.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"