EKSKLUZIVE/ Dinamo Zagreb kërkon talentin e Tiranës, zbulohet oferta e kroatëve (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 0:05

EKSKLUZIVE/ Dinamo Zagreb kërkon talentin e Tiranës, zbulohet oferta e kroatëve (E PLOTË)

Tirana ka në përbërje një “minierë ari”. Akademia e klubit, në vitet e fundit më shumë se çdo herë tjetër ka treguar se dalin elemente mjaftueshëm për të mbajtur skuadrën e parë, për t’u shitur jashtë vendit pse jo edhe për të mos gjetur hapësira mjaftueshëm dhe për të luajtur në ekipet e tjera brenda vendit.ernest muci

Në këtë periudhë merkatoje, Tirana ka të paktën një kërkesë zyrtare në tryezën e punës: “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se Dinamo Zagreb ka bërë një kërkesë zyrtare në adresë të Ernest Muçit. Gazeta ka zbardhur edhe kërkesën e bardhebluve, si dhe kushtet që ofron ekipi kroat.

OFERTA

Ernest Muçi ka shkëlqyer me skuadrën Kombëtare U19. Djaloshi, në një turne të zhvilluar në Kroaci ka shënuar ndaj bashkëmoshatarëve të Real Madridit, por edhe ndaj atyre të Dinamos së Zagrebit. Kjo ka bërë që këta të fundit të zgjasin antenat për futbollistin e Tiranës.ernest muci 1

Së fundmi, Muçi gjeti hapësira me kryeqytetasit, duke e treguar veten me dy gola të artë në triumfin 2-1 ndaj Laçit në fushën e kësaj të fundit. Gazeta ka mësuar se skuadra gjigante kroate ka bërë një kërkesë zyrtare në klubin bardheblu në vendin tonë. Një ofertë prej 300 mijë eurosh është bërë për kartonin e 18-vjeçarit.

BISEDIMET 

Gazeta mëson se skuadra kryeqy6tetase nuk është nxituar në lidhje me këtë ofertë, duke vepruar me shumë kujdes. Nga sa bëhet me dije, Tirana me shumë kujdes ka kthyer një përgjigje krejt profesionale duke shtruar edhe kërkesat e veta për futbollistin në fjalë. Tirana, veç të tjerash, ka bërë si kërkesë të sajën ruajtjen e 20% të kartonit të futbollistit, për një rishitje të tij në të ardhmen.

Siç bëjnë me dije burime të besueshme për gazetën, diçka e tillë ka gjetur mospranim nga skuadra kroate. Në vijim, Dinamo Zagreb ka refuzuar të lejojë më shumë se 10% të kartonit, siç edhe është politika e klubit. Burimet vijojnë duke thënë se kjo është një tratativë ende konkrete dhe e hapur, për të cilën Tirana do ta vlerësojë me shumë kujdes deri në ditët e fundit të merkatos. Pse jo, duke e lënë të hapur pistën e transferimit edhe për të ardhmen në rast se nuk do të ketë akord në muajin janar.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"