EKSKLUZIVE/ Dinamo-Partizani dhe Skënderbeu-Teuta, zbulohen arbitrat që do të vendosin drejtësi sot në Kupën e Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2022 | 11:35

EKSKLUZIVE/ Dinamo-Partizani dhe Skënderbeu-Teuta, zbulohen arbitrat që do të vendosin drejtësi sot në Kupën e Shqipërisë

Sot do të luhen dy sfidat e tjera të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, në orën 13:45 në Korçë ndeshja Skënderbeu-Teuta dhe në orën 16:45, derbi i kryeqytetit Dinamo-Partizani në stadiumin “AIR Albania”.

Kategoria Superiore Topi

“Panorama Sport” ka zbuluar ekskluzivisht arbitrat që do të vendosin drejtësi në dy sfidat e sotme. Në ndeshjen Skënderbeu-Teuta, arbitër kryesor do të jetë Laver Alla, i mbështetur nga asistentët Devis Korreshi dhe Edlir Malo.

Arbitër i katërt pritet të jetë Olti Çela.

Në VAR do të jetë Olsion Yzeiraj dhe në AVAR, Emigers Ganxhi.

Në derbin e kryeqytetit Dinamo-Tirana, arbitër kryesor do të jetë Kreshnik Bajramaj, i mbështetur nga asistentët Denis Rexha dhe Ani Koçiaj.

Arbitër i katërt pritet të jetë Juxhin Xhaja.

Në VAR do të jetë Florjan Lata, ndërsa në AVAR, Rejdi Zajmi.

ARBITRAT E NDESHJEVE TË SOTME NË FAZËN ÇEREKFINALE TË KUPËS SË SHQIPËRISË –

SKËNDERBEU – TEUTA

Arbitër kryesor – Laver Alla (Lushnje)

Asistent i parë – Devis Korreshi (Lushnje)

Asistent i dytë – Edlir Malo (Lushnje)

Arbitër i katërt – Olti Çela (Lushnje)

VAR – Olsion Yzeiraj (Patos)

AVAR – Emigers Ganxhi (Elbasan)

DINAMO – PARTIZANI

Arbitër kryesor – Kreshnik Bajramaj (Tiranë)

Asistent i parë – Denis Rexha (Tiranë)

Asistent i dytë – Ani Koçiaj (Tiranë)

Arbitër i katërt – Juxhin Xhaja (Tiranë)

VAR – Florjan Lata (Durrës)

AVAR – Rejdi Zajmi (Tiranë)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"