EKSKLUZIVE/ Dinamo nis vrullshëm merkaton, siguron Kukën dhe ish-mbrojtësin e Lacios

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2020 | 11:25

EKSKLUZIVE/ Dinamo nis vrullshëm merkaton, siguron Kukën dhe ish-mbrojtësin e Lacios

Dinamo i ka nisur vrullshëm përgatit jet për këtë vit. Të martën trajneri Fabricio Kamarata zhvilloi seancën e parë stërvitore, ndërsa drejtuesit italianë e kanë marrë shumë seriozisht punën, duke e ditur shumë mirë se duhet ta forcojnë patjetër skuadrën. Dhe janë bërë tashmë lëvizjet e para që pritet vetëm të zyrtarizohen. Lëvizje që kanë nisur nga porta, sepse pas largimit të Spahijës duhej patjetër një “gardian” me eksperiencë. 

DINAMO

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se drejtuesit blu kanë arritur akordin me portierin kryeqytetas Klajdi Kuka, i cili ka qenë edhe më parë afër Dinamos, madje ka dalë edhe në stërvitje, por nuk ka firmosur. Ka qenë trajneri i portierëve të Dinamos, Blendi Bahuli, “shkesi” për këtë marrëveshje, duke e bindur Kukën t’u bashkohet kryeqytetasve, pasi Dinamo po bën një ekip konkurrues, edhe pse ndodhet aktualisht në fundin e tabelës në Grupin A.

kladi-kuka-470x353

Tani pritet vetëm që Kuka të zyrtarizohet si portieri i ri i 18 herë kampionëve të vendit. Shtatlarti ka eksperiencë të gjatë në futbollin shqiptar, ku ka qenë pjesë e Tomorit, Tërbunit, Kastriotit, Vorës dhe së fundi Turbinës.

ISH-LACIALI DOVIDIO 

Gazeta e ka bërë të ditur prej kohësh faktin se blutë do të marrin lojtarë të huaj në merkaton e dimrit, duke ditur tregun e limituar vendës. Disa prej tyre do të vijnë nga Italia dhe pas sulmuesit N’Diaje me Dinamon do të bashkohet edhe mbrojtësi 22-vjeçar, Kristiano Dovidio, i cili është rritur tek ekipet zinxhir të Lacios.

dovidio

Ai ka qenë për pak kohë edhe pjesë e skuadrës së parë, ndërsa sezonin e fundit ishte pa ekip për shkak të një dëmtimi, tashmë të kaluar. Një lojtar i siguruar nga drejtuesit italianë të bluve, nga lidhjet që ata kanë në vendin e tyre. Dovidio pritet që t’i shërbejë në qendër të mbrojtjes Dinamos, por edhe në krahun e djathtë, pasi i mbulon të dyja pozicionet.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"