EKSKLUZIVE/ Dinamo me shtëpi të re për këtë sezon, ja ku do i luajnë ndeshjet si pritës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2020 | 23:58

EKSKLUZIVE/ Dinamo me shtëpi të re për këtë sezon, ja ku do i luajnë ndeshjet si pritës

Tirana, Partizani dhe Dinamo do të “përplasen” në stadiumin “Selman Stërmasi”. Duke qenë se stadiumi “Air Albania” do t’i nënshtrohet rigjenerimit të tapetit të barit, atëherë stadiumi i vetëm për tri kryeqytetaset për një periudhë të caktuar do të jetë vetëm “Selman Stërmasi”.

Dinamo

Krahas Tiranës dhe Partizanit që kanë luajtur aty edhe sezonin e shkuar, këtë vit pritet të shtohet edhe Dinamo. Gazeta ka mësuar se drejtuesit e “bluve” janë të gatshëm që të investojnë në sistemin e ndriçimit, për ta bërë atë me parametra të pranueshëm për licencim nga FSHF dhe nga UEFA, e kësisoj të mund të zhvillojnë aty ndeshjet si pritëse. Për rrjedhojë, shfrytëzimi në maksimum i kësaj fushe do të çonte në dëmtimin maksimal, duke mos lënë hapësira dhe kohë për mirëmbajtjen nga stafi i klubit bardheblu.

Pa harruar që në dimër është e vështirë të mirëmbahen fushat për shkak të temperaturave dhe shirave. Që tani, fusha e këtij stadiumi është skandaloze, e dëmtuar nga aktivitetet e shumta të bëra ende pa nisur sezoni. Krahas rëndesës së fushës, duhet marrë në konsideratë edhe përplasjet e kalendarit, ndaj njëra prej të dyjave, Partizanit apo Dinamos, duhet që të mendojnë edhe ndeshjet jashtë kryeqytetit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"