Ekskluzive/ Dhuna ndaj tifozit të Tiranës, Halili: Të dënohen përgjegjësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2017 | 23:45

Ekskluzive/ Dhuna ndaj tifozit të Tiranës, Halili: Të dënohen përgjegjësit

Tirana po ruan një ecuri tejet pozitive, megjithëse luan në Kategorinë e Parë. Krahas ecurisë në kupë dhe asaj në kampionat, duke dominuar, bardheblutë kanë fituar dje edhe një test me futbollistët e Kombëtares Shpresa me gol të kapitenit Erando Karabeci.

Halili ne studio

Mirëpo, në ambientin bardheblu ka ende polemika. Tifozët, prej kohësh, akuzojnë dhe shfryjnë kundrejt presidentit Halili, me deklarata ofenduese të rënda, me parulla kundrejt tij dhe me një fushatë që duket se do të vijojë ende.

Një tifoz ka denoncuar se është ushtruar dhunë ndaj tij nga njerëz të afërt me presidentin e bardhebluve në përfundim të miqësores Tirana-Kombëtarja U-21 dhe gazeta “Panorama Sport” ka kontaktuar në orët e mbrëmjes presidentin e klubit, Refik Halili.

“Nuk di asgjë rreth kësaj historie. Nuk jam i përfshirë dhe nuk di kush gënjen apo kush po sajon. Megjithatë, gjithsecili mban përgjegjësitë e veta. Nëse ka njerëz që gënjejnë dhe shpifin, të mbajnë përgjegjësi. Ashtu siç nëse ka njerëz që bëjnë grusht, të marrin mbi vete përgjegjësitë e tyre dhe të shkojnë në burg”, është shprehur fillimisht kreu i bardhebluve.

I pyetur se është lakuar emri i tij sikur ngjarja ka ndodhur pasi ka debatuar me një tifoz, ai ka vijuar: “Jua dhashë përgjigjen. Nuk keni pse më përfshini mua në këtë orë të natës. Ju përgjigja telefonatës dhe jua thashë për çfarë më pyetët”, ka deklaruar Refik Halili për “Panorama Sport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"