EKSKLUZIVE/ Dhuna ndaj Agim Ademit, reagon presidenti i FFK-së: I njeh gjithë Kosova ata që e bënë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2021 | 14:28

EKSKLUZIVE/ Dhuna ndaj Agim Ademit, reagon presidenti i FFK-së: I njeh gjithë Kosova ata që e bënë

Ditën e sotme, opinioni publik u trondit nga lajmi se ishte dhunuar presidenti i FFK-së, i cili më pas kishte përfunduar në spital.

????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

Për rastin në fjalë reagoi dhe policia e Kosovës e cila konfirmoi ngjarjen, por pa dhënë detaje. Por gazeta ‘’Panorama Sport’’ ka mundur t’i marrë një prononcim të shkurtër presidentit Ademi i cili shprehet se të gjithë i njohin njerëzit që e kanë dhunuar.

Zoti Ademi, çfarë ndodhi saktësisht?

”Mëngjesin e sotëm jam sulmuar fizikisht, por fatmirësisht nuk kam pësuar dëmtime”.

A i njihnit këta persona?

‘’Janë të njohur edhe për opinionin, edhe për mua, i njohin të gjithë në Kosovës. Gjithçka e kam shpjeguar në një letër në Federatën e Kosovës, në faqen e FFK-së’’, është shprehur presidenti Ademi.

Ndërsa pyetjes se a i kishte denoncuar personat që e kishin dhunuar, presidenti Agim Ademi nuk ka preferuar t’i përgjigjet.

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"