EKSKLUZIVE/ Dështon “martesa”, Gjino braktis Vllazninë natën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2021 | 23:48

EKSKLUZIVE/ Dështon “martesa”, Gjino braktis Vllazninë natën

Personazhi i Gjinos te filmi “Përallë nga e kaluara” shikonte makthe natën sepse Marigoja e lidhte në djep dhe e rrokulliste përtokë. Ndërsa Klodian Gjino (Dhimitër është emri i pagëzimit) vendosi të largohej në 5 të mëngjesit nga Shkodra, pasi nuk ra dakord me klubin. Mesfushori mendohej se ishte një nga afrimet e goditura të Vllaznisë, por papritur ka braktisur Shkodrën, duke shtangur drejtuesit e klubit.05F227CF-A987-4580-92C3-9A501B1E913F

I ardhur në qytetin verior bashkë me të dashurën e tij greke, ai qëndroi dy ditë dhe befas, pasi pa qytetin, njoftoi drejtuesit e Vllaznisë se e kishte të pamundur të jetonte në Shkodër. Një histori e çuditshme, që pranohet nga vetë zyrtarët e klubit ekskluzivisht për “Panorama Sport”. Lojtari kishte rënë dakord për një kontratë 18-mujore me një pagë prej 2 mijë eurosh deri në fund të këtij kampionati, e më pas do të kishte ndryshim të anës financiare për sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit i kishin ofruar 26-vjeçarit një shumë “kesh” për ta joshur, por ndodhi ajo që nuk mund të mendohej. Gazeta kontaktoi dje drejtorin sportiv të klubit, Matko Djarmati, për të mësuar më shumë rreth këtij largimi të beftë. Ai sqaroi se me ish-mesfushorin e Kombëtares Shpresa ndodhën gjëra të pabesueshme. “Me Gjinon është prishur marrëveshja për detaje të vogla që nuk kanë lidhje me financat. Ai erdhi në Shkodër dhe më pas u largua.

Nuk e kam kuptuar as vetë se çfarë problemi ka lojtari me Shkodrën, hotelin dhe shtëpinë ku do të qëndronte. E kishim gati kontratën, por për disa teka të tij nuk u mbyll marrëveshja. Do ishte mirë të fliste vetë Gjino pse u largua nga Shkodra sepse kanë ndodhur disa gjëra të pabesueshme”, ka thënë drejtori i kuqebluve.

ADMIR URUÇI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"