EKSKLUZIVE/ Dështoi ndaj Kukësit, Plori: I jap fund me Kastriotin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 16:08

EKSKLUZIVE/ Dështoi ndaj Kukësit, Plori: I jap fund me Kastriotin

Skuadra e Kastriotit luajti sot ndeshjen e nëntë në Superligë për këtë sezon dhe përballë kishte ekipin e Kukësit. Krutanët nuk arritën që të përballonin skuadrën e Armandu Cungut duke u mundur në shtëpi me rezultatin 1 me 2. Ndërsa pas ndeshjes trajneri i krutanëve, Elvis Plori flet ekskluzivisht për “Panorama Sport” teksa tashmë duket i bindur për të dhënë dorëheqjen. :

bandicam 2018-10-20 16-07-52-197

“Kjo është ajo që ne i themi futbolli nuk të fal. Po nuk e bëmë e pëson. Ishte një ndeshje shumë e mirë e Kastriotit. Morrëm atë që deshëm, por fati ky ishte. Pësuam gol nga goditje standarte. Patëm dy raste dhe nuk shënuam. Do e mbyll këtu bashkëpunimin me Kastriotin. U uroj të gjithë sportistëve që të ecin sepse nuk e meritojnë këtë vend. – tha shkurtimisht Plori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"