EKSKLUZIVE/ Dështimi i Kombëtareve të moshave, FSHF gati të shkarkojë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2019 | 14:52

EKSKLUZIVE/ Dështimi i Kombëtareve të moshave, FSHF gati të shkarkojë…

Është zhvilluar ditën e sotme në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit një mbledhje me trajnerët e ekipeve Kombëtare, ku ka qenë i pranishëm edhe presidenti Armand Duka.

Duka

Kreu i FSHF-së, nuk ka qenë aspak i kënaqur me trajnerët e moshave, kjo për shkak të rezultateve zhgënjyese të regjistruara së fundmi.

mustedanagic-470x339

“Panorama Sport” mëson se është drejt shkarkimit drejtori teknik i ekipeve Kombëtare, Xhemal Mustedanagiç, teksa veç tij priten edhe shkarkime të tjera, nga kombëtaret e moshave.

edi reja

Për sa i përket trajnerit Edi Reja, pritet që italiani të firmosë në ditët e ardhshme një kontratë të re, që e lidh atë edhe për 4 vitet e ardhshme me Shqipërinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"