EKSKLUZIVE/ Derbi në rrezik, reagon Tirana: Ja çfarë duhet të ndodhë me ndeshjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2020 | 19:35

EKSKLUZIVE/ Derbi në rrezik, reagon Tirana: Ja çfarë duhet të ndodhë me ndeshjen

Klubi Tirana është i qartë në lidhje me fatin e derbit mes Partizanit dhe bardhebluve. Kështu, pas lajmit që dy lojtarë të të kuqve janë të prekur nga Koronavirusi, në skuadrën bardheblu është ndierë frika. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë asgjë, sepse drejtuesit e klubit bardheblu kanë qenë të qartë për çështjen e ndeshjes. Sipas drejtorit sportiv të klubit Tirana, nga ana njerëzore i vjen keq që ka ndodhur një fakt i tillë, për më tepër para derbit. Ama zgjidhja është vetëm një: të luhet ndeshja.Trashi Partizani-Tirana

Laçi u shpreh se në dorë gjithë situatën e ka Federata, por bardheblutë janë që të luhet takimi, pasi kështu është protokolli i ndeshjeve në Kategorinë Superiore dhe nuk shtyhet ndeshja. “Frika ekziston, por për ne ndeshja duhet të luhet, duke zbatuar protokollin që ka publikuar federata, ndonëse është kjo e fundit që vendos gjithçka. Ne vetëm zbatojmë vendimet e saj”, është shprehur Laçi për gazetën. Sipas tij, është e pamundur që një sfidë e tillë të lihet për në fund, ndonëse për të gjithë shëndeti duhet të jetë në radhë të parë.

NGJARJA – Në fakt, Tirana e ka pësuar në kurrizin e saj një situatë të tillë ku u detyrua të kryente teste para ndeshjes në Gjirokastër dhe më pas të shkonte e të luante me Luftëtarin. Bardheblutë kishin luajtur me Bylisin, por një urdhër i ISHP-së bëri që gjërat të ndryshonin dhe futbolli të kthehej në pikën zero.Arbi Laci

Para Luftëtarit të gjithë futbollistët dhe pjesëtarët e klubit bardheblu dolën të pastër, duke mos rezultuar asnjë i prekur me COVID-19 pas sfidës ndaj Bylisit që u zhvillua më 3 qershor ku skuadra e Egbosë triumfoi me rezultatin 1-3.

Pas testeve skuadra udhëtoi drejt Gjirokastrës, sepse mori njoftimin se asnjë lojtar apo pjesë e stafit nuk ishte i infektuar nga Koronavirusi. Madje klubi për këtë qëllim doli edhe me një njoftim zyrtar. Para asaj ndeshje u rrezikua shumë mbyllja e Kategorisë Superiore, pa nisur ende mirë.

OLSI AVDIAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"