EKSKLUZIVE/ Derbi në merkato, Tirana dhe Partizani tentojnë Shkurtajn. Bomberi vlonjat joshet nga klubi i njohur Europian (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2020 | 23:55

EKSKLUZIVE/ Derbi në merkato, Tirana dhe Partizani tentojnë Shkurtajn. Bomberi vlonjat joshet nga klubi i njohur Europian (E PLOTË)

Derbi për Vasil Shkurtajn. “Panorama Sport” zbulon se për sulmuesin ka interesim konkret nga Partizani dhe Tirana. Për shkak të karakteristikave të tij, shtatlarti vlonjat është sulmuesi i preferuar i shumë trajnerëve. Presidenti Gjici pagoi rreth 70 mijë euro te Luftëtari janarin e vitit 2019 ku bleu kartonin e sulmuesit, i cili në gjysmën e sezonit me Luftëtarin kishte shënuar 7 gola në 18 takime.

Shkurtaj Mustaqe

Në gjysmën e dytë të kampionatit me Kukësin lojtari shënoi 5 gola dhe doli fitues i Kupës së Shqipërisë. Në momentin që Kukësi e bleu, lojtari firmosi për 1.5 sezone me një rrogë prej 7000 eurosh në muaj, 1 mijë euro për gol dhe 500 euro për asist.

OFERTAT – Partizani, Tirana dhe Panathinaikosi po tentojnë ta afrojnë sulmuesin. Duke parë statistikat dhe performancën e lojtarit, shumë klube dëshirojnë ta kenë në gjirin e tyre futbollistin, e një ndër to është dhe rivali më fortë i Kukësit në këto vitet e fundit, Partizani.

Pas rrëmbimit të Uilliam Kordeiro Melos, drejtuesit e Partizanit kërkojnë t’i bëjnë “stërkëmbëshin” Kukësit me Shkurtajn. Nga burime të sigurta pranë palëve, gazeta mëson se ka pasur interes dhe biseda të drejtpërdrejta mes drejtueseve të Partizanit me njerëz të afërm të lojtarit, të cilët i kanë bërë ofertë futbollistit që në përfundim të sezonit ai të bëhet pjesë e Partizanit.

Shkurtaj5

Nuk ka pasur asnjë përgjigje nga ana e përfaqësuesve të lojtarit për këtë ofertë, pasi Shkurtaj së pari do të përfundojë me suksese kampionatin me Kukësin, pra të fitojë trofe e më pas të largohet në një kampionat të huaj. Kështu që gjithçka me Partizanin është në kuadrin e dëshirës për ta pasur shtatlartin në ekipin e tyre.

Tirana nga ana tjetër kërkon ta marrë lojtarin, i cili është një zëvendësues ideal për Ngonë. Tirana mund t’i japë më shumë se 7000 mijë euro në muaj dhe mund të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të bardhebluve për Europën dhe sezonin tjetër. Gjithsesi, gjërat akoma nuk janë qartësuar përfundimisht. Pas Partizanit e Tiranës ka qenë gjiganti grek Panathinaikos që është interesuar nëpërmjet menaxherit grek të Shkurtajt për të marrë shërbimet e këtij të fundit.

Shkurtaj

Madje grekët kanë hedhur hapa konkretë duke i ofruar plot 20 mijë euro në muaj sulmuesit të Kukësit. Gjithashtu interes për Shkurtajn ka dhe nga Arabia Saudite ku menaxherë të ndryshëm kanë pyetur të afërm të vlonjatit dhe menaxherin e tij grek Jani Glikos, i cili po studion opsionin më të mirë për të ardhmen e lojtarit. Shkurtaj në fakt është mërzitur me vonesën e rrogave te Kukësi dhe po kërkon të ardhmen diku tjetër. Ai ka luajtur më parë në Greqi, Portugali e Holandë

SKERDILAID SULOZEQI – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"