EKSKLUZIVE/ Derbi ndaj Tiranës, ish-kapiteni i Partizanit: Fitojnë të kuqtë, ja kush e bën diferencën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2021 | 13:39

EKSKLUZIVE/ Derbi ndaj Tiranës, ish-kapiteni i Partizanit: Fitojnë të kuqtë, ja kush e bën diferencën

Kush më mirë se vetë futbollistët që kanë luajtur në derbin e kryeqytetit, mund të japin parashikime për këtë sfidë? Askush! Nisur nga ky fakt, “Panorama Sport” ka kontaktuar me ish-futbollistë të Partizanit për të marrë një mendim dhe analizë se si mund të jetë rezultati i këtij takimi apo se cili nga lojtarët mund ta bëjë diferencën.

ardit-beqiri

Mes këtyre gjashtë futbollistëve, ka nga ata që janë diplomatë me përgjigjen ose nga ata që nuk preferojnë të bëjnë parashikime për shkak se nuk u kanë dalë më herët, por ka edhe nga ata që flasin hapur e me bindje.

BEQIRI – Intervista me ishët nis me Ardit Beqirin, që ka qenë edhe kapiten i të kuqve. Beqiri në fjalën e tij thotë se Partizani do ta fitojë sfidën kundër Tiranës, ndërsa sa i takon lojtarit që bën diferencën, fillimisht zgjedh dy, për të vendosur më pas edhe për lojtarin që ai mendon se do të jetë vendimtar. “Fiton Partizani, ndërsa diferencën mund ta bëjë Bardhi apo Asani. Më shumë anoj nga Asani, që mund të jetë vendimtar në këtë ndeshje”, u shpreh ish-kapiteni i kuq.

VERONIK ISTREFAJ-PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"