EKSKLUZIVE/ Derbi i shumëpritur, ndryshim programi për ndeshjen e rëndësishme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2020 | 23:48

EKSKLUZIVE/ Derbi i shumëpritur, ndryshim programi për ndeshjen e rëndësishme

Derbi i Myzeqesë Apolonia-Lushnja e programuar për t’u luajtur ditën e dielë do të spostohet për të hënën në orën 17:00.
unnamed (3)
“Panorama Sport” mëson se sfida e nxehtë mes ekipit fierak dhe atij lushnjar do të zhvillohet në fillimin e javës së ardhshme në orën 17:00. Impenjimi i Apolonisë në Kupën e Shqipërisë pasi luan nesër ndaj Kukësit  ka bërë që klubi të kërkojë më tepër kohë për t’u përgatitur për sfidën e shumëpritur me rivalin e përjetshëm Lushnjen.

Prej vitesh Apolonia dhe Lushnja kanë krijuar një rivalitet të ashpër midis tyre, ndërsa këtë sezon të dyja skuadrat kërkojnë të ngjiten në Kategorinë Superiore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"