EKSKLUZIVE/ Derbi i kryeqytetit do luhet “Air Albania”, ja sa do paguajë Partizani për stadiumin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2019 | 20:00

EKSKLUZIVE/ Derbi i kryeqytetit do luhet “Air Albania”, ja sa do paguajë Partizani për stadiumin

Ka marrë fund dile ma që ka shoqëru ar pragderbin e 155- të të kryeqytetit. Partizani, si organizator i takimit, ka publikuar dje axhendën e derbit të 13 dhjetorit, i cili përfundimisht do të luhet në stadiumin e ri të kryeqytetit, “Air Albania”, i ndërtuar në të njëjtin vend ku ka qenë ish-stadiumi “Qemal Stafa”. 

stadiumi arena kombetare tifozet

Më në fund erdhi dita që edhe kryendeshja e futbollit shqiptar të luhet në kushte moderne. Ka pasur shumë dilema për përcaktimin e stadiumit të derbit, madje flitej se mund të luhej edhe këtë radhë në “Selman Stërmasi”, por dje më në fund, FSHF, që menaxhon stadiumin e ri, dhe Partizani kanë gjetur akordin që për herë të parë “Air Albania” të hapë dyert për ndeshje të Kategorisë Superiore. Mësohet se ngërçi më i madh ka pasur të bëjë me qiranë që duhet të paguajë Partizani për këtë takim.

“Panorama Sport” ka kontaktuar të dyja palët, si FSHF-në dhe Partizanin, për të mësuar kushtet kontraktuale, por ata kanë preferuar që të mos e deklarojnë shumën, pasi bëhet fjalë për një ndeshje testuese të kampionatit shqiptar. Gjithsesi, gazeta ka mësuar nga burime të ndryshme se marrëveshja mes palëve është mbyllur me një shumë 10-milionëshe që Partizani duhet të paguajë për “Shoqërinë Kuqezi”, e cila menaxhon stadiumin “Air Albania”.

Arena Kombetare

 

Përurimi i këtij impianti u bë më 17 nëntor, në 75-vjetorin e çlirimit të kryeqytetit, me ndeshjen Shqipëri-Francë, ndërsa më 13 dhjetor, ora 19:00, ky stadium hap dyert për të parën ndeshje të Superiores. Qiraja prej 10 milionë lekësh të vjetër është e pranueshme, pasi bëhet fjalë për një stadium modern me 21.700 vende për tifozët.

Axhenda e derbit nuk është akoma e plotë, pasi vetëm sot pritet që Partizani të publikojë çmimet e biletave dhe ndarjen e sektorëve. Pa dyshim, çmimet do të jenë më të larta se derbet e luajtura në “Selman Stërmasi”. Në duelin e 29 shtatorit biletat e derbit varionin nga 5 mijë deri në 30 mijë lekë. Në “Air Albania” zgjidhet edhe interesimi mediatik, pasi vendet në dispozicion janë të shumta për gazetarët.

ILIR CARA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"