EKSKLUZIVE/ Dëmtimi horror në sfidën Egnatia-Tirana, Qefalija: Ju tregoj minutat e frikshme (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2022 | 22:40

EKSKLUZIVE/ Dëmtimi horror në sfidën Egnatia-Tirana, Qefalija: Ju tregoj minutat e frikshme (E PLOTË)

Klevi Qefalija është mirë dhe gati për t’u kthyer në stadium për të ndjekur Tiranën e tij. Lojtari tani është mirë. Ka lënë pas dëmtimin dhe ka dalë nga spitali. Është në shtëpi dhe pak nga pak po merr veten nga ai dëmtim i tmerrshëm. Në intervistën ekskluzive për “Panorama Sport”, Klevi Qefalija tregon se çfarë ndodhi në atë ditë. Foli për Tiranën dhe si e ka parë nga shtëpia e çfarë do të ndodhë e kur do të kthehet në fushën e lojës. Klevi Qefalija u dëmtua në fushë pas një përplasjeje me Hamzat në sfidën me Egnatian.

qefalija

Klevi, si jeni? Tani mund të themi se jeni mirë dhe keni kaluar gjithçka?

Tani jam mirë. Aktualisht nuk kam pasur probleme. Çdo shqetësim që kisha në fillim kaloi. Tani realisht ndihem mirë dhe jam i qetë.

A e mbani mend dhe çfarë mbani mend nga ai dëmtim i tmerrshëm që pësuat në sfidën me Egnatian?

Dinamika e dëmtimit ishte e shpejtë. Realisht nuk është se mbaj mend shumë gjëra nga momenti që u dëmtova e deri në spital. Më vonë ka qenë më e qartë për mua. Në këtë moment gjej rastin të falënderoj të gjithë që bënë gjithçka për mua. Zenin, Tedin, të gjithë, mjekët e spitalit, infermieret, shoferin e ambulancës. Të gjithë. Dua të falënderoj drejtuesit e klubit, shokët e ekipit që erdhën në spital, trajnerët, stafin, presidentin. Falënderoj federatën që më mbështeti shumë në këtë situatë të vështirë. Tifozët që me fjalët e tyre më kanë qëndruar pranë.

E keni parë momentin e përplasjes dhe dëmtimit apo nuk keni pasur guxim për ta parë në televizor?

E kam parë me kujdes. Nuk e mbaja mend fare se çfarë kishte ndodhur. Disa herë e kam parë. Është një përplasje e fortë, por nuk di të them se me çfarë jam goditur.

Dëmtimi fatkeqësisht erdhi në një moment shumë të mirë të karrierës. Sapo kishit zënë vendin e titullarit?

Më vjen realisht keq. Do të ishte shumë mirë sikur të vazhdoja me atë ritëm që kisha në Europë dhe në fillim të kampionatit. Besoja shumë te vetja. M’u dha mundësia. Do ti që nuk donte fati. U dëmtova…

Derbi është te dera. Tirana kërkon të jetë e pathyeshme. Ju do ta shihni në stadium ndeshjen apo nga televizori?

Do të mundohem që të vij në stadium. Dua ta shoh ndeshjen në shkallët e stadiumit. E di shumë mirë që djemtë mezi e presin këtë ndeshje, pasi gjithmonë ndeshja derbi është shumë e rëndësishme, por edhe emocion i madh nëse e luan. Jam i sigurt që të gjithë do të japin maksimumin. Besoj se kemi ekip më i mirë se Partizani dhe besoj shumë se do të fitojmë.

Kur do ta shohim Klevin në fushën e stërvitjes dhe më pas në fushën e lojës?

Shpresoj që sa më shpejt të mundem. Dëshira ime është që tani, por duke biseduar edhe me doktorët, do të kthehem sa më shpejt dhe në kohën më të përshtatshme, për të mos dëmtuar pjesën ku jam lënduar.

Tiranën e keni ndjekur?

I kam parë të gjitha ndeshjet. Kanë bërë lojë shumë të mirë, pavarësisht rezultateve që kanë apo edhe barazimeve. Ju e dini që në futboll ndonjëherë hyn edhe fati në lojë apo të arrish në lojë.

Hamzat, lojtari që ju dëmtoi. Ju ka shkruar apo ju ka marrë në telefon?

Jo, nuk kam folur fare me të.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

Pësoi dëmtim horror, zbulohet kur Tirana do të ketë në dispozicion Klevi Qefalijan

VIDEO/ Panik dhe lot, dëmtimi i rëndë i të riut Qefalija solli ndërprerjen e Egnatia-Tirana

Ngjarja e frikshme me Qefalijan, Tirana tregon situatën shëndetësore të lojtarit: Do të mbahet nën mbikëqyrje

NGJARJA E PLOTË/ Dëmtimi horror i Qefalisë, si mesfushori i Tiranës shmangu operacionin (VIDEO)

Pësoi dëmtim horror, mësohet gjendja shëndetësore e Klevi Qefalijas

Pësoi dëmtim të rëndë ndaj Egnatias, Tirana pritet ta ketë në dispozicion Klevi Qefalijan në…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"