EKSKLUZIVE/ Debati Duka-Braçe, “sparkatë” e legjendës Zmijani: Sot është koha që shteti të mos…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2020 | 0:12

EKSKLUZIVE/ Debati Duka-Braçe, “sparkatë” e legjendës Zmijani: Sot është koha që shteti të mos…

Legjenda e futbollit shkodran, Hysen Zmijani, i vlerësuar edhe me titujt “Mjeshtri i Merituar i Sportit” dhe “Mjeshtër i Madh”, ka ndërhyrë së fundmi në debatin që po bëjnë zv.kryeministri i vendit, Erjon Braçe, si dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Në një bisedë ekskluzive për “Panorama Sport”, Zmijani i bën thirrje qeverisë shqiptare që të mos merret me rrogat e futbollistëve, por të ndihmojë sportin në këtë moment të vështirë që po kalon i gjithë vendi prej pandemisë.

1
Hysen Zmijani

DEKLARATA

“Sot nuk është koha që të merremi me futbollin, por me hallet e mbarë popullit dhe Shqipërisë. Këtu hyjnë edhe sportistët dhe pa dyshim ajo që mua më vret më shumë, futbollistët. Sot është koha që shteti të ndihmojë në çdo aspekt të jetës dhe pa asnjë dyshim edhe futbollin. Sot është koha që shteti të mos e diskutojë sa paguhet një futbollist, por të shikojë mundësinë ta ndihmojë atë siç bëri Kosova, që është një shtet i ri.

3
Nga e majta në të djathtë: Hysen Zmijani, Sulejman Demollari dhe Sokol Kushta 

Një sportist dhe për më tepër një futbollist, karrierën më të gjatë e ka 10 apo 11 vjet dhe të rrallë janë ata që vazhdojnë karrierën si trajner të pare, ku edhe të ardhurat janë të mëdha. Në varësi të stadit të futbollit që ne kemi, ata kanë edhe pagesat përkatëse, por gjithsesi duhet thënë se ato janë të merituara për gjithësecilin. Edhe futbollistët apo mbarë sportistët, kanë të drejtë në këtë periudhë që të ndihmohen dhe të mbështeten. Nuk ka pse shteti të merret sot me pagat e tyre. Mendoj se në një mënyrë apo në një tjetër, ata i kanë dhënë këtij populli kënaqësi, që nuk kanë arritur t’ia japë kush tjetër.

2
Hysen Zmijani me ish-sulmuesin e famshëm Hernan Krespo

Sot ata si të tjerët kanë nevojë për pagat e tyre dhe për mbështetje siç ka bërë një nga shtetet më të reja, Kosova. Në këtë moment nuk është koha të thuhet se lojtarët marrin kaq apo aq lekë në sezon. Jeta e futbollistëve apo e sportistëve në përgjithësi është e shkurtër si karrierë, ndryshe nga ndonjë profesion tjetër, prandaj ata luajnë për të jetuar me këto para në gjithë vitet që i ngelen. Kanë një profesion dhe nuk mendoj se çdo profesion tjetër kërkon që të bëjë karrierë në punën e tyre. Nuk e bën kush futbollistin, ashtu siç një futbollist nuk di të bëjë një profesion tjetër. Unë mendoj se sot koha është që qeveria të ndihmoj futbollin dhe të mos merret me pagat e lojtarëve.

4

Qeveria në këto ditë nuk duhet që të bëjë diferencime të profesioneve, por të bëjë mbështetje ndaj çdo familjeje. Duhen ndihmuar trajnerët që stërvisin 20 mijë fëmijë në Ligën Amatore, pasi janë ata që nxjerrin brezin e ri dhe punojnë për këtë gjë. Ky është një tjetër problem social”, ka thënë ish-mbrojtësi i Kombëtares, Hysen Zmijani, enkas për “Panoramasport.al”.

ADMIR URUÇI

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"