Ekskluzive/ Debat me Takajn, presidenti i Kamzës dhe vëllai përfundojnë në polici: Na terrorizuan fëmijët!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2018 | 19:29

Ekskluzive/ Debat me Takajn, presidenti i Kamzës dhe vëllai përfundojnë në polici: Na terrorizuan fëmijët!

Humbja e Kamzës në Korçë nuk ësh të fundi i botës. Por, situata e skuadrës kryeqytetase në renditje nuk është aspak pozitive. Madje, me ecurinë e javëve të fundit, Kamza është renditur mes ekipeve të rrezikuara për mbijetesën. Por, “drama” nuk ka marrë fund pas 90 minutave për presidentin e Kamzës, pasi burime të sigurta thanë për “Panorama Sport” se drejtuesit e skuadrës kryeqytetase e kanë kaluar natën në polici. Presidenti Qarri dhe personat me të cilët ai është shoqëruar në këtë takim, si dhe familjarët e tij, janë ndaluar dhe janë mbajtur të shoqëruar për disa orë.
Konflikti

Në pushim të ndeshjes mes Skënderbeut dhe Kamzës, siç është thuajse e zakontë, drejtuesit e klubeve zbresin në korridoret e stadiumit, të cilët të lidhin edhe me dhomat e zhveshjeve. Mirë- po, kjo pikëtakimi, ka shërbyer që mes njërit prej pjesëtarëve të stafit të Kamzës dhe presidentit Takaj të ketë një konflikt verbal. Gjithçka ka ndodhur, është reflektuar edhe në qëndrimin që ka mbajtur numri një i korçarëve. Takaj nuk ka preferuar të shfaqet më në shkallët e tribunës për pjesën e dytë. Megjithatë, asgjë nuk ka mbaruar në korridoret dhe ambientet e stadiumit “Skënderbeu”. “Panorama Sport” ka mësuar se ka pasur një kallëzim në polici për këtë ngjarje dhe Naim Qarri, bashkë me disa familjarë dhe miqtë e tij janë ndaluar nga forca të shumta policore në hyrje të Elbasanit. Gjithçka, për llogari të ngjarjes në stadiumin “Skënderbeu”.
Naim-Qarri-470x470
NDALIMI

Pas përfundimit të ndeshjes, presidenti i kryeqytetasve me familjen dhe ata që e kanë shoqëruar për në stadium janë kthyer për në Tiranë. Mirëpo, gazeta mëson se në hyrje të Elbasanit, makina është ndaluar nga forca të shumta policore apo edhe forca speciale. Ata janë mbajtur deri në orët e para të mëngjesit të së dielës në ambientet e policisë.

PRESIDENTI

Në lidhje me ngjarjen, Naim Qarri për “Panorama Sport” ka treguar: “Ndihemi të keqtrajtuar dhe të përbuzur nga instancat dhe autoritetet e shtetit. Më vjen keq, pasi kam qenë i shoqëruar edhe nga fëmijët e mi. Më vjen keq sepse u terrorizuan nga sjellja e forcave të policisë. Mbi të gjitha, edhe për faktin se nuk ndodhi asgjë në Korçë për të bërë këtë gjë”, ka deklaruar Qarri

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"