Ekskluzive/ Danilo Alvesh mbyll sezonin, sulmuesi ikën në Brazil

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2018 | 10:02

Ekskluzive/ Danilo Alvesh mbyll sezonin, sulmuesi ikën në Brazil

Danilo Alvesh mbyll para kohe aventurën te Flamurtari. Sulmuesi nuk ia del dot, ndërsa dëmtimi e ka privuar që të mos jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij te skuadra vlonjate në këto pak javët e mbetura të këtij kampionati. Lajmi konfirmohet zyrtarisht për gazetën “Panorama Sport” nga burime zyrtare pranë klubit.

danilo alvesh

Largimi – Braziliani Alvesh niset sot në drejtim të vendlindjes së tij, ku edhe do të rehabilitohet në një klinikë të specializuar. Dëmtimi në gju që ka sulmuesi, është i rëndë dhe në vendin tonë nuk mund që të kryhet dot faza e riaftësimit. Kjo gjë bëri që Alvesh të largohet nga skuadra dhe nga Shqipëria në këtë periudhë të sezonit, kur ende nuk është vendosur asgjë sa u përket objektivave.

mersini alvesh

E ardhmja – Brazilianit i përfundon kontrata në fund të majit. Për këtë fakt do të varet nga ai dhe nga klubi vlonjat nëse do të ketë një rinovim mes palësh për kontratën. Drejtuesit kërkojnë që Alvesh të firmosë një kontratë qëndrimi edhe për dy vite të tjera. Dje sulmuesi brazilian ka drekuar me administratorin Sinan Idrizi dhe trajnerin Ardi Behari.

alvesh

Mbylljen e sezonit nga Alvesh e konfirmoi për gazetën edhe vetë Idrizi. “Alvesh nesër (sot) ikën për në Brazil. Ka një dëmtim që nuk rehabilitohet dot në vendin tonë kështu që do të shkojë në vendin tij. Sulmuesi në këto kushte mbyll edhe sezonin. Sot (dje) e takuam bashkë me Beharin. Alveshit i përfundon kontrata në fund të majit, por duam që të vijojmë bashkëpunimin afatgjatë me të”, tha Idrizi.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"