EKSKLUZIVE/ “Dajën e merr malli për ne, dal si hajdut për stërvitje”, Imami i bindur: Kampionatin e mbyllim në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2020 | 0:15

EKSKLUZIVE/ “Dajën e merr malli për ne, dal si hajdut për stërvitje”, Imami i bindur: Kampionatin e mbyllim në…

Mbrojtësi i Skënderbeut, Eni Imami është një nga ata që po bën sakrifica për të qenë në formë. Në një intervistë për “Panorama Sport”, futbollisti kryeqytetas rrëfen sekretet e përgatitjes si dhe çfarë bën gjatë ditëve që qëndron i mbyllur në shtëpi.imami

Si po shkojnë ditët e Koronavirusit?

Të them të drejtën sa po vjen dhe po bëhet më e vështirë. Uroj që në radhë të parë t’ja hedhim kësaj gjendjeje shëndoshë e mirë, ndërsa pjesa tjetër është “Netflix” dhe rrjete sociale.

Merrni këshilla dhe komunikoni me drejtuesit e skuadrës?

Me shokët e skuadrës flasim përditë. Kemi një grup në “whatsapp”. Presori, Ilir Daja është shumë aktiv dhe e merr “malli” për ne.

Me stërvitjen si ia bën këto ditë izolimi në shtëpi?

Kam bërë një si mini plan, pasi e kam shumë të vështirë të rri pa stërvitje. Kështu e kam mësuar trupin që i vogël dhe një ditë dal nga Liqeni kështu si “hajdut“, duke ju shmangur policisë, pasi e dimë që s’lejohet andej. Një ditë në shpi me ushtrime me izometrike.

Si e sheh situatën dhe kur mund të shohim skuadrat në stërvitje?

Uroj që sa më shpejt po që dëshirë të parë kam, e ritheksoj, që të dalim nga kjo gjendje shëndoshë e mirë, të gjithë shqiptarët nëpër shtëpitë tona.imami

Mesa kuptohet ka futboll në verë dhe skuadrat do të humbasin pushimet e zakonshme verore dhe a do të jeni gati për të luajtur?

Mendoj që këtë radhë do të jetë disi si më e vështirë nga pushimet verore ose dimrore. Kemi qenë pushim pasiv komplet. Ndoshta 3 javë, 1 muaj. Ritmin që kishim mendoj do të jetë e vështirë ta kapim sërish.

Ka ide të ndryshme për mbylljen e sezonit. Nga rikthimi në fushë, play-off apo ndalje aktuale e sezonit?

Ajo që ka paraqitur federata, pra vazhdimi ku është ndërprerë sezoni do të jetë perfekte. Të tjerat s’më duken ideale. Janë teori koti, si pjesa play off.

Edhe pas kësaj ndalese, ku e sheh Skënderbeun këtë sezon?

E kam thënë që në momentin e parë që e erdha në Korçë. Ne do ta mbyllim kampionatin në “top 3” e parë.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"