EKSKLUZIVE/ “Daddy” që mund të bëhej biznesmen, rrëfimi special i Hasanit: Tirana për titull, ja raporti me Xhixhën (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2023 | 9:53

EKSKLUZIVE/ “Daddy” që mund të bëhej biznesmen, rrëfimi special i Hasanit: Tirana për titull, ja raporti me Xhixhën (E PLOTË)

Florent Hasani ka shpër thyer. Sulmuesi i djath të i Tiranës, tani është lideri i bardhebluve. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, bomberi foli për objektivat e Tiranës si dhe jetën e tij private. “Daddy” siç e thërrasin Florentin, tregon ushqimin e preferuar, objektivin që ka këtë sezon, si dhe cilat janë gjërat më të rëndësishme të jetës. Në fund, Hasani zbulon se çfarë do të bëhej nëse nuk do të bëhej futbollist. Florent Hasani ka tetë gola në Superiore dhe është golashënuesi më i mirë i Tiranës.

hasani

Një dygolësh tjetër në Superiore. Tani jeni lideri i skuadrës në repartin e sulmit?

Jam jashtëzakonisht i lumtur me dy golat dhe fitoren e Tiranës ndaj Erzenit. Bëmë një ndeshje të mirë, të matur dhe me durim deri në fund minutave.

Kjo Tiranë po i habit të gjithë, teksa ishte 4 pikë pas Partizanit dhe tani është katër pikë përpara?

Ata që e dinë kualitetin e këtij ekipi nuk besoj se habiten për çfarë bëjmë ne në fushën e lojës. Kemi shume kualitet edhe pse ka pasur lëvizje në ekip ditëve të fundit. Besoj se diferenca e pikëve do të thellohet dhe më shumë në javët në vazhdim ndaj vendit të dytë e me radhë. Ju jeni në vendin e parë të renditjes.

Janë edhe dy faza për t’u luajtur, por a mund ta fitojë titullin Tirana?

Titullin mund ta fitojë Tirana pa dyshim. Ky është objektivi im, i ekipit, i stafit dhe drejtuesve. Të gjithë së bashku do të bëjmë punën në maksimum, që përsëri Tirana të dalë kampione.

Ke ndonjë pseudonim ose si të thërrasin shokët e skuadrës në dhomat e zhveshjeve?

Prej faktit se jam prind, se kam çunin, disa nga shokët në formë shakaje më thërrasin “daddy”.

Çdo lojtar e ka një ritual para çdo ndeshjeje. Ju keni ndonjë ritual para se të nisë ndeshja?

Jam mysliman dhe sigurisht që para çdo ndeshje i kam lutjet e mia që ia drejtoj “Krijuesit”. Si çdo njeri tjetër.

Cila është ndeshja më e mirë dhe më e keqja e juaja nëse mund ta themi kështu?

Ndeshja më e mirë do të thosha ishte ndeshja e fundit me Erzenin. Arsyet dihen, kurse më të keqe nuk do të cilësoja asnjë, por ndihem keq në ndeshjet që nuk marrim fitore. Ju keni një vit që luani me ta.

Më mirë me Xhixhën apo Patrikun në krah të sulmit?

Si Xhixha dhe Patriku kanë shumë cilësi. Kjo do të thotë që me të dy ndihem mirë dhe janë të vlefshëm për ekipin. Sigurisht, Xhixha ka ikur tashmë.

Redon Xhixha ju ka kandiduar si golashënues i Superiores. Çfarë i thoni?

Kemi pasur bashkëpunim prej ditës që kam ardhur te Tirana. Gjithmonë ia kemi kaluar shumë mirë bashkë. Besoj se kjo është arsyeja që ai e dëshiron këtë për mua. Dhe njësoj i dëshiroj unë atij në ekipin dhe besoj që do të jetë bombastik siç ishte këtu.

Një vlerësim tjetër nëse mund të na e japësh. Më mirë me Kallakun apo Lushkjen pas krahëve?

Që të dy janë lojtarë ofensivë dhe kanë cilësi tek ai pasimi i fundit. Kallaku na ka ndihmuar shumë, por fatkeqësisht nuk është më me ne, kurse Lushkja besoj se po adaptohet shpejt me ekipin dhe do të jetë ndihmë e madhe për gjithë ekipin.

Cili është kundërshtari më i fortë që keni luajtur ndonjëherë në karrierën tuaj?

Këtu në Shqipëri të gjitha ekipet janë të forta dhe luftojnë deri në fund, kampionati duket i baraspeshuar, kurse ne arenën ndërkombëtare do të thosha ndeshja kundër Anglisë.

Me performacën që keni treguar në fushën e lojës, çfarë note do t’i vije vetes deri tani?

Gjithmonë i lë të tjerët të më vlerësojnë mua ngaqë është më reale dhe e vërtetë.

Cila është arma juaj më e fortë në këtë kampionat që ju merrni pjesë për herë të parë?

Do ta tregoj në fund të sezonit. Bëj shaka mendoj se gjuajtjet nga distanca dhe qetësia që kam gjatë ndeshjes. Nëse mund të na e thoni, cila apo cilat janë gjërat më të shtrenjta në jetë, gjithmonë sipas jush? Gjërat më të shtrenjta janë ato që nuk blihen as nuk shiten. Shëndeti dhe familja.

Cili është gatimi që ju pëlqen apo që konsumoni zakonisht?

Ushqimet që i pëlqej më së shumti janë pastat.

E keni menduar ndonjëherë. Me çfarë do të ishit marrë nëse nuk do të luanit futboll?

Më pëlqen ta sfidoj veten në biznes. Besoj se do të isha një biznesmen.

Cili është objektivi juaj personal në vazhdimësi të këtij sezoni që është në gjysmë?

E kam thënë që në fillim që dua të shpallem kampion me Tiranën.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"