EKSKLUZIVE/ “Çudira” në Shkodër, Vllaznia do të largojë lojtarin e afruar në merkato, por ai refuzon. Ja çfarë kërkon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shtator 22, 2020 | 23:49


EKSKLUZIVE/ “Çudira” në Shkodër, Vllaznia do të largojë lojtarin e afruar në merkato, por ai refuzon. Ja çfarë kërkon

“Çudira” në Shkodër me qendërmbrojtësin brazilian Kasius Vinicius Koelho. Edhe pse u prezantua me bujë nga klubi, lojtari ka dalë shumë shpejt nga planet e trajnerit Tomas Bradriç dhe tashmë është kthyer në hall më vete për drejtuesit.4DC59B83-E31C-4213-A1BC-DC744BF4219C

Brazilianit i është komunikuar prej disa ditësh për të gjetur një marrëveshje që konsiston në prishjen e kontratës para kohe me klubin. Mirëpo, “Panorama Sport” mëson se Kasius Vinicius Koelho jo vetëm që refuzon të pranojë kërkesën e klubit, por nuk ka ndërmend të largohet nga Shkodra, edhe pse prej disa ditësh bën vetëm vrapime gjatë kohës kur skuadra stërvitet.

Në klub po mundohen të bindin futbollistin për të gjetur një zgjidhje me marrëveshje, duke qenë se nuk është në planet e Brdariç. Mirëpo, ai insiston se Vllaznia duhet t’i respektojë kontratën që ka firmosur me të në muajin e kaluar. Në miqësoren e fundit ndaj Apolonisë braziliani u pa në tribunën e stadiumit “Loro Boriçi”, teksa nuk u grumbullua fare nga trajneri. Burime në klub tregojnë se qendërmbrojtësi u ka propozuar drejtuesve që t’i gjejnë një ekip tjetër në Superiore dhe të ndajnë pagën.

Pra, gjysmën ta paguajë Vllaznia dhe pjesën tjetër skuadra që mund të marrë shërbimet e tij. Por as për këtë variant palët nuk po gjejnë akordin. Nuk kanë qenë të pakta rastet që lojtarët e huaj kanë përfituar nga kontratat e nënshkruara me klubin shkodran, duke e hedhur në gjyq dhe fituar më pas shuma të majme. Ndoshta rasti i brazilianit të ardhur së fundmi mund të përfundojë me padi në FIFA.

vllaznia

SIDORENKO

Eugenio Sidorenko mund të jetë largimi i radhës nga Vllaznia pa nisur mirë kampionati. Mesfushori me tipare sulmuese ka kohë që nuk është pjesë e përgatitjeve me grupin në ekipin shkodran. Dëmtimi pak muaj më parë e ka lënë shumë pas me stërvitjen. Mirëpo, Sidorenko ka një kontratë me Vllazninë deri në fund të dhjetorit dhe për më tepër nuk është shprehur asnjë vullnet që palët të rinovojnë.

Nisur nga ky fakt, gazeta mëson se klubi dhe lojtari po negociojnë një prishje të kontratës. Edhe vetë moldavi ka kërkuar që të kthehet në vendin e tij për t’u riaftësuar nga dëmtimi, por sërish palët s’kanë gjetur një dakordësi për kontratën. 31-vjeçari u afrua te Vllaznia në janar të këtij viti, duke qenë një sugjerim i ish-drejtorit sportiv, Engin Firat. Në të kaluarën ai ka qenë pjesë e Kombëtares së Moldavisë.

ADMIR URUÇI-PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com