EKSKLUZIVE/ Çudira në Gjirokastër, ja kush u prezantua sot si trajner i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 3, 2020 | 23:46

EKSKLUZIVE/ Çudira në Gjirokastër, ja kush u prezantua sot si trajner i ri

Luftëtari zbriti sot për herë të parë në fushë për këtë vit në kompleksin “Fusha e Vjetër” në orën 13:00. “Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta se për befasinë e të gjithëve, sot para skuadrës u prezantua si trajner i parë, Nikolin Çoçlli, edhe pse i pranishëm ishte Neritan Novi, i emëruari nga drejtuesit në krye të stolit në fund të vitit 2019.

luftetari ne stervitje (1)

Çoçlli u afrua te Luftëtari në ditët e fundit të muajit dhjetor, duke u prezantuar si drejtor teknik te gjirokastritët. Mirëpo, tashmë duket se drejtuesit do t’i besojnë numrin një të stolit pikërisht ish-trajnerit të Partizanit, Çoçlli, i cili në vitet e fundit ka punuar më tepër me grupmoshat në klubin e kuq. Pozicioni i Novit pritet të qartësohet në ditët në vijim, ndërsa situata në klub vazhdon të jetë kaotike, madje në këtë stërvitje të parë sot kanë munguar trajneri i portierëve, Dritan Kristidhi, si dhe pjestarët e stafit mjekësor.

Coclli Nikolin, trajneri i Partizanit

Drejtuesit nuk kanë mbajtur premtimet sa u përket pagave, ndërsa u kanë thënë lojtarëve se gjërat do të zgjidhen javën e ardhshme. Deri më tani Luftëtari llogarit vetëm largime, ndërsa klubi nuk po zgjidh as gjërat më minimale, e jo më të mendojë për përforcime të rëndësishme nga merkato. Titullarë si kapiteni Rapo, portieri Paiteris dhe sulmuesit Fili, Renja e Vyent, mund të quhen të larguar, edhe pse zyrtarisht letrat i ka marrë vetëm Renja deri më tani.

luftetari

Në stërvitjen e sotme ra në sy prania e disa lojtarëve të rinj nga kryeqyteti, të cilët pritet të jenë në prove për disa ditë. Duket se në Gjirokastër shpresat për një ekip dinjitoz në këtë pjesë të dytë të sezonit janë minimale. Presidenca nuk po i jep zgjidhje problemeve, ndërsa bashkia ka vendosur që të ndihmojë vetëm akademinë. Luftëtari është padyshim në ditët më të zeza të historisë së tij në elitë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"