EKSKLUZIVE/ Çështja e detyrimeve te Flamurtari, Useini: Më kanë kontaktuar, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2021 | 16:50

EKSKLUZIVE/ Çështja e detyrimeve te Flamurtari, Useini: Më kanë kontaktuar, por…

Edhe Muhamed Useini thotë se avokati i tij e ka njoftuar për këtë lëvizje të Flamurtarit. “Më duket shumë pozitiv fakti se Flamurtari ka nisur pagesat me ish-lojtarët. Edhe mua më kanë kontaktuar. Por me çdo gjë po merret avokati im. Unë jam në fazën përgatitore dhe nuk jam marrë fare me këtë gjë.

muhamed useini1

Gjithsesi është shumë gjë e mirë që kanë nisur të lëvizin gjërat në Vlorë”, shprehet Useini, që nuk e mendonte ndonjëherë që te Flamurtari do të shkonin gjërat kështu. “Nuk e mendon te asnjë që Flamurtari do të zbriste në Kategorinë e Dytë. Nuk e meritonte këtë gjë dhe askush nuk e donte, por ashtu erdhën gjëra.

Tani duhet të shikohet se si duhet të bëhet ringritja. Secili të marrë përgjegjësinë e tij që i takon. Privatizimi mendoj se është një zgjidhje për të ardhmen dhe vazhdimësinë e klubit”, përfundon Useini.

Flamurtari ka filluar pagesat për Muhamed Useinin, Elton Kalenë, Goran Siljanovskin, Agustin Torasën, Artim Pollozhanin, Danilo Alveshin, Kristian Sirgin dhe Tomislav Bushiçin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"