EKSKLUZIVE/ Buxheti shkon për rrogat dhe internetin, ja si do shpenzohen 575 milionë lekë te Lushnja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2022 | 15:57

EKSKLUZIVE/ Buxheti shkon për rrogat dhe internetin, ja si do shpenzohen 575 milionë lekë te Lushnja

Një ditë pasi u miratua buxheti për 2022-shin, “Panorama Sport” zbulon se si do të shpenzohen 575 milionë lekë të vjetër. Gazeta ka siguruar edhe materialin, me 21 zëra.

lushnja

Të ardhurat nga bashkia janë 40,000,000 lekë (të rinj), ndërsa nga sekondaret shtohet një fond 17,504,132 lekë (të rinj). Duhet thënë se kjo është shifra më e lartë që nga 6 shtatori 2013, kohë kur klubi menaxhohej totalisht nga bashkia.

SHPENZIMET E PARASHIKUARA:

1. Pagat e punonjësve dhe pagat e sportistëve për vitin 2022 kapin një vlerë prej 18,738,000 lekësh. Fondi i veçantë është 936,000 lekë.

2. Pagesat e honorarëve të këshillit mbikëqyrës shkojnë në 738,720 lekë.

3. Pagesat për ekspertët kontabël janë parashikuar në vlerën 144,000 lekë.

4. Licencimi i ekipit në FSHF është në vlerën 400,000 lekë.

5. Shpenzime për dieta, hoteleri dhe ushqim, në të cilat përfshihen dietat e sportistëve për ndeshjet jashtë fushës, premiot, që paguhen në bazë të rezultatit të ndeshjes, trajtimi ushqimor dhe fjetja e futbollistëve, në ndeshjet që luhen jashtë fushës. Ky zë është parashikuar në vlerën 1,344,000 lekë.

6. Zëri “kancelari” është parashikuar në vlerën 16,000 lekë.

7. Shpenzime për detergjente 20,000 lekë. Këtu përfshihen detergjentet e pastrimit, të veshjeve të sportistëve si dhe preparatet për pastrimin e ambienteve të stadiumit.

8. Komisione bankare në shumën 24,000 lekë.

9. Zëri “udhëtime të brendshme” përfshin pagesat për shërbimin e autobusëve, për udhëtimin e futbollistëve të ekipit të parë dhe të ekipeve të moshave, për ndeshjet jashtë fushe. Për këtë zë është parashikuar vlera prej 1.416.000 lekësh.

10. Riparime dhe mirëmbajtje është parashikuar në vlerën 100,000 lekë. Këtu përfshihen mirëmbajtja e fushës dhe e ambienteve të stadiumit dhe riparimi i mjeteve të punës.

11. Karburanti është parashikuar në vlerën 90,000 lekë. Karburanti do të përdoret për korrësen e barit të stadiumit.

12. Energjia elektrike është parashikuar në vlerën 420,000 lekë. Ky parashikim është nisur nga vlera mujore e faturave të vitit paraardhës.

13. Uji i pijshëm parashikohet në vlerën 310,000 lekë.

14. Interneti është parashikuar në vlerën 14,000 lekë. Vendosja e internetit në stadium është e nevojshme për dërgimin e të dhënave “online” nga zyrtarët e FSHF-së gjatë aktivitetit.

15. Shpenzime për fazën përgatitore + grumbullime, e cila zhvillohet dy herë në vit, përkatësisht në janar dhe gusht është parashikuar në shumën 1,559,600 lekë.

16. Trajtime ushqimore për sportistët. Paguhet për çdo muaj për të gjithë sportistët dhe është në shumën 4,530,000 lekë.

17. Premiot për futbollistët e ekipit të parë 970,000 lekë.

18. Pagesa për supervizionin Fusha e Plugut është 299,958 lekë.

19. Pagesa për riparimin e Fushës së Plugut është 10,267,000 lekë.

20. Fusha aneksi + stadiumi 5,000,000 lekë.

21. Blerje të ndryshme për nevojat e sh.a.-së është parashikuar në shumën 468,000 lekë.

22. Blerje medikamentesh për futbollistët 120,000 lekë.

23. Zëri detyrime të prapambetura është në vlerën 4,816,288 lekë. Në këtë zë përfshihen faturat e palikuiduara deri në datën 31,12.2021 dhe detyrimet e prapambetura të futbollistëve.

Shënim: Vlera e parave është e gjitha me të rinj.

ALBAN ALUSHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"