EKSKLUZIVE/ Braktisi skuadrën, Kukësi fiton 46 mijë euro nga Vitija

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2023 | 16:13

EKSKLUZIVE/ Braktisi skuadrën, Kukësi fiton 46 mijë euro nga Vitija

Klubi i Kukësit pret të marrë plot 46 mijë euro nga ish-mbrojtësi Sadik Vitija. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se klubi verilindor ka fituar të drejtën në FIFA pasi e hodhi në gjyq për prishje të njëanshme të kontratës, me Dhomën e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, që i ka dhënë të drejtë bluve, duke hedhur poshtë edhe pretendimet e lojtarit.d40e658cc7544573af31f888059fb0e1_202010081531

Sakaq, verilindorët kanë dalë pa gjë nga padia ndaj ish-kapitenit Besar Musolli, ndaj të cilit kërkohej gjithashtu një shumë prej 300 mijë eurosh për shkak se nuk pranoi vendimin e rinovimit automatik të kontratës.

VITIJA – Gazeta ka arritur të zbardhë vendimin e plotë të Dhomës së Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve në FIFA më 13 tetor 2021. Në këtë vendim citohet ndër të tjera, se ish-futbollisti i Kukësit, Sadik Vitija, duhet të paguajë klubin verilindor 46,000 euro si kompensim për shkelje të kontratës, plus 5% interes nga 3 janari 2022 deri në datën e pagesës efektive. Palës përgjegjëse/kundërpaditëse do t’i vendoset një kufizim për të luajtur në ndeshjet zyrtare deri në pagimin e shumave të duhura. Sakaq, nga ana tjetër, klubi i Kukësit duhet t’i paguajë 2000 euro si shpërblim i papaguar plus 5% interes që nga 11 nëntori 2021 deri në datën e pagesës efektive. Kujtojmë që Vitija luajti me Kukësin vetëm një ndeshje në Kupë ndaj Maliqit dhe u grumbullua vetëm në sfidën me Tiranën në kampionat. Nuk është rasti i parë që Kukësi del i fituar nga gjyqet ndërkombëtare me futbollistët, pasi edhe në të kaluarën ka një histori suksesi në këtë aspekt.

2

 

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"