EKSKLUZIVE/ Borxhet në klubin bardhekuq, Skënderbeu merr një tjetër goditje nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 23:25

EKSKLUZIVE/ Borxhet në klubin bardhekuq, Skënderbeu merr një tjetër goditje nga…

Bie edhe miti i fundit në Korçë. Klubi i futbollit Skënderbeu tani i ka aksionet dhe asetet të bllokuara. Ka qenë Drejtoria e Tatimeve Korçë që për shkak të borxheve të klubit ka bllokuar aksionet e skuadrës. Mësohet se klubi ka detyrime së pari në sigurime shoqërore, shëndetësore dhe ndaj administratës tatimore.Skenderbeu festa

Vendimi për bllokimin dhe mbajtjen në konservim të aksioneve të Skënderbeut është marrë nga Drejtoria e Tatimeve Korçë në fund të vitit të shkuar. Më saktë, më 12 dhjetor 2019, duke i bërë një surprizë të këndshme administratorit Ardian Takaj (Take, siç thuhet në vendim). E bukura është se klubi Skënderbeu është shoqatë, por kjo nuk i ka penguar Tatimet që të bllokojnë skuadrën korçare. Në këtë mënyrë bie edhe miti i Skënderbeut, si klubi perfekt.

Skuadra që është dënuar nga UEFA e ka për herë të parë bllokimin e aksioneve dhe aseteve që ka. Korçarët vjet edhe pse u kualifikuan në Europë, nuk ia dolën që të luanin, pasi janë të dënuar nga UEFA.
Skenderbeu festa

Kujtojmë se Skënderbeu ka qenë një nga skuadrat që gjithmonë është licencuar në Europë, duke bërë historinë dhe kaluar dy herë në fazën e grupeve të Europa League, por këtë herë gjasat janë që skuadra të mos marrë licencën dhe të mos shlyejë një vit dënim.

Olsi Avdiaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"