EKSKLUZIVE/ Blof me një brazilian te Vllaznia, zbulohet lojtari që pritet të largohet para kohe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2020 | 12:24

EKSKLUZIVE/ Blof me një brazilian te Vllaznia, zbulohet lojtari që pritet të largohet para kohe

Vllaznia ka qenë shumë e angazhuar në merkato, por edhe nga ky krup të ardhurish klubi pritet që të bëjë largimin e parë, ende pa nisur sezoni. Pavarësisht se ka firmosur me lojtarët e sapoardhur, kushtet e kontratës mund të jenë të tilla që drejtuesit mund të largojnë ndonjërin nga prurjet, të cilat akoma nuk janë federuar. “Panorama Sport” nga burime pranë klubit ka mësuar se sulmuesi brazilian Viktor da Silva Matos parashikohet të largohet nga Vllaznia pa nisur sezoni.
117936456_3235636483180022_3968673037846699545_n
Mesa duket, paraqitja e brazilianit dhe kritikat për golat e pakët të shënuar që tifozët i kanë komentuar në rrjetet sociale mund të kenë bërë që drejtuesit të ndërmarrin një veprim të tillë. Por edhe afrimi i sulmuesve të tjerë, si Dunga, Mandiangu apo shkodrani Çoba, mund të bëjnë që hapësirat për brazilianin të jenë të pakta. Da Silva nuk ka luajtur asnjë minutë në miqësoren e fundit ndaj Pogradecit.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"