EKSKLUZIVE/ Blindohet katërkëndori, Dinamo merr një portier nga shkolla e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2023 | 11:39

EKSKLUZIVE/ Blindohet katërkëndori, Dinamo merr një portier nga shkolla e Milanit

Edvan Bakajt i vjen një rival i fortë për portën e Dinamos. Ai është italiani Luka Krosta, një portier që është formuar në akademinë e Milanit, klubit të madh italian.

Tanti auguri a…Luca Crosta! | U.S. ALESSANDRIA CALCIO 1912

Ka qenë pjesë e skuadrave U-17 dhe U-19 të Milanit dhe më pas ka shëtitur në disa ekipe të tjera italiane, për të vazhduar në Greqi kohët e fundit dhe për të mbërritur tani edhe në futbollin shqiptar. Gazeta mëson se drejtuesit e Dinamos dhe Krosta kanë arritur akordin, por detajet e kontratës nuk janë bërë të ditura ende. Që pas shitjes së Simonit në Gjermani tek E.Frankfurti, drejtuesit e Dinamos ishin vënë në kërkim të një portieri. Në fakt, alternativat ishin disa, por tashmë duket se ka bindur më shumë kjo e italianit 24- vjeçar. Ka mundësi që ai të luajë ndeshjen e parë me skuadrën kryeqytetase që nesër ndaj Luzit.

KARRIERA – Pas largimit nga Milani, ku ishte pjesë e skuadrave të moshave, Krosta ka qenë pjesë e Kaljarit për dy sezone, por në secilin prej tyre ka luajtur vetëm 90 minuta. Më pas ai ka provuar të luajë në Serinë B dhe C me skuadra të ndryshme, si Olbia, Livorno, Renate dhe Alesandria. Sezoni më i mirë për të është 2019-2020, kur ishte pjesë e Olbias në Serinë C dhe ka luajtur 1004 minuta. Sezonin e kaluar dhe këtë aktual, deri tani në janar, italiani ka luajtur për grekët e Irodotos. Në ligën e dytë greke ai është aktivizuar 10 ndeshje sezonin e kaluar dhe 8 ndeshje sezonin aktual.

MERKATO – Me afrimin e Krostas, blutë mbyllin çështjen e portës. Më parë klubi ka siguruar edhe shërbimet e mbrojtësit Zhivanaj dhe sulmuese Ndoj dhe Gjoni. Përveç Ajazit që është ende në vëzhgim, mund të ketë ende ndonjë surprizë finale në hyrje. E megjithatë, fokusi momentalisht është te largimet. Veç Diogo da Silvës, që thuajse ka ikur, drejt “divorcit” po shkon edhe Ali Samake. Mbrojtësi afrikan mund të prishë kontratën, por nuk përjashtohet edhe opsioni i huazimit.

krosta

FATJON RUPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"