EKSKLUZIVE/ Bledar Devolli jep dorëheqjen nga Bylisi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2017 | 17:43

EKSKLUZIVE/ Bledar Devolli jep dorëheqjen nga Bylisi

Dy fitore dhe një barazim në tre javët e para, por nuk ishte e thënë që trajneri gjirokastrit, Bledar Devolli, të vazhdonte punën me Bylisin. “Panorama Sport” mëson se pak orë më parë ai ka prishur kontratën me presidentin Besnik Kapllanaj për shkak të mospërputhjes së ideve mes palëve për vazhdimin e garës.

Bledar Devolli

Mesa duket, starti i shkëlqyer i Tiranës ka trembur drejtuesit ballshiotë, që janë kapur me trajnerin për një barazim në transfertën e Cërrikut kundër Turbinës. I kontaktuar nga gazeta, Devolli nuk bëri polemika. “Po, është e vërtetë që nuk do të jem më trajner i Bylisit.

bylis

Pata një bisedë me presidentin dhe pasi dëgjova idetë që kishte, mendova se rruga e duhur ishte që të ndaheshim si miq. Nisëm një projekt, por nuk ishte e thënë të vazhdonte. Natyrisht, jo për arsye rezultatesh. I uroj suksese Bylisit”, – është shprehur shkurtimisht trajneri gjirokastrit, i cili në të kaluarën ka drejtuar Luftëtarin dhe Kamzën në Kategorinë e Parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"